Flash

Edhe avokati i Britney Spears jep dorëheqjen

Lapsi.al 7 July 2021
Edhe avokati i Britney Spears jep dorëheqjen

Edhe avokati i Britney Spears, Samuel D. Ingham III, thuhet se do të japë dorëheqjen nga çështja e saj e kujdestarisë. Lajmi vjen më pak se 24 orë pasi menaxheri i këngëtares, Larry Rudolph, hoqi dorë dhe më pak se një javë pasi kompania që bashkë-kujdesej për pasurinë saj, Bessemer Trust, njoftoi largimin. TMZ raportoi të martën se Ingham e mori këtë vendim pasi ishte "jashtëzakonisht i mërzitur" për pretendimet që Spears bëri për të në seancën e saj gjyqësore më 23 qershor. Këngëtarja i tha gjykatëses Brenda Penny se nuk e dinte se mund të bënte kërkesë për t'i dhënë fund kujdestarisë. Burimet për TMZ thanë se Ingham i ka dhënë Britney-t rregullisht opsione, përfshirë edhe kërkesën për heqjen e kujdestarisë, por këngëtarja kishte shprehur vetëm dëshirën për të hequr të atin, Jamie Spears, nga roli i kujdestarit.

Ingham më parë tha në një seancë gjyqësore në nëntor të 2020-ës se Britney ka "frikë" nga Jamie dhe "nuk do të performojë më nëse babai i saj do të drejtojë karrierën e saj". Ai më pas paraqiti një peticion në mars duke kërkuar të bënte kujdestare të përhershme të Britney-t, Jodi Montgomery.

Të martën, burime për Page Six thanë se Britney ishte ndjerë e zhgënjyer për dështimin e Ingham për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë së fundmi.

Ingham u caktua në çështjen e Britney-t në vitin 2008, kur këngëtares nuk iu dha e drejta ta zgjidhte vetë avokatin.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori Daniel Mickelson

Aktori Daniel Mickelson ka ndërruar jetë në moshën 23 vjeç. Lajmi u konfirmua për fansat nga motra e tij , modelja  Meredith Mickelson, e cila shpërndau nj...

09:47

Eni Vasili bëhet nënë e dy binjakeve

Gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vajzat binjake dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore ...

20:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI