Flash

Konfirmohet lidhja e Harry Styles dhe Olivia Wilde

Lapsi.al 6 July 2021
Konfirmohet lidhja e Harry Styles dhe Olivia Wilde

Harry Styles dhe Olivia Wilde prej muajsh përfliten për një histori dashurie, që ata të dy nuk kanë preferuar ta pranojnë ende publikisht. Por fotot e publikuara së fundmi tregojnë se ata janë bashkë dhe madje dashuria e tyre është e zjarrtë sa më s’ka. Page Six ka siguruar disa foto të çiftit gjatë një udhëtimi me jaht në brigjet italiane. Në imazhet e publikuara ata të dy duken shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit, teksa shihen duke shkëmbyer puthje plot pasion.

Regjisorja dhe këngëtari i njohur janë parë duke kërcyer, lexuar dhe përkëdhelur njëri-tjetrin jashtë jahtit, ku kaluan gjithë mesditën. Styles dhe Wilde udhëtuan menjëherë në Itali pasi mbaruan në Londër xhirimet e filmit më të ri të në të cilin do të luajë Harry. Dyshja janë parë duke ecur bashkë të kapur përdore në portin Ercole.

Kështu, lidhja mes tyre duket se është bërë shumë serioze dhe pavarësisht se kanë 10 vite diferencë, ata kanë treguar se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Thashethethemet për lidhjen e Harry-t dhe Olivia-s nisën pasi ata u fotografuan të kapur përdore në dasmën e menaxherit të Styles, Jeff Azoof. Më pas në media u publikuan imazhe të tjera që dëshmonin hapur lidhjen e tyre të re. Harry dhe Olivia janë njohur me njëri-tjetrin muaj më parë për shkak të një projekti të përbashkët kinematografik, filmin “Don’t worry, darling”.

Të këshilluara

Kate Middleton vetëizolohet në shtëpi

Mediat e huaja kanë raportuar se Kate Middleton, është vetë-izoluar dhe ka anuluar angazhimet e saj. Zëdhënësi i Pallatit Kensington ka treguar për mediat se...

16:40

Jeff Bezos heq dorë nga drejtimi i Amazon

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka hequr  dorë nga posti i shefit ekzekutiv. Sipas mediave Jeff ka vendosur t'ia kalojë titullin e tij, Andy Jassy, por do t...

16:27

Selena Gomez, tashmë me një linjë veshje

Këngëtarja Selena Gomez ka sjell së fundmi një koleksion veshjesh. Sipas mediave , Selena ka bashkëpunuar me ish-menaxheren Theresa Mingus dhe Margan Brutoca...

15:02

Nick Canon ,baba për herë të shtatë

Reperi Nick Cannon është bërë baba për herë të shtatë. Ndërkohë, ditë më parë ai u bë baba i dy binjakëve, Zion Mixolydian Cannon dhe Zilion Heir Cannon. Rep...

14:51

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI