Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Elhaida Dani: Ethet, dështimi im i parë

Lapsi.al 5 July 2021
Elhaida Dani: Ethet, dështimi im i parë

Elhaida Dani, ka dhënë një rrëfim 360 gradë për karrierën e saj, në emisioni Soire, mbrëmjen e djeshme.

Ajo rikujtoi momentet më të rëndësishme dhe duket se i ri-përjetoi edhe njëherë emocionet që kanë shënjuar në jetën e saj.

Njihet si vajza e fitoreve, e cila kudo që shkel rrëmben gjithmonë çmimin e parë, por sonte Elhaida ka treguar se fillimet e saj nuk kanë qenë dhe aq të lehta.

Këngëtarja ka treguar se pjesëmarrja e saj tek kompeticioni muzikor “Ethet” e ka përballur me dështimin e saj të parë dhe aty ka menduar që muzika nuk është arma e saj më e fortë.

“Ishte një dështim total për mua si Elhaida, sepse ishte hera e parë që them që nuk jam vetëm vajza që i bie pianos, klasike në shkollë, por jam edhe ajo këngëtarja. U eleminova raundin e dytë. Këtë gjë nuk e tregoj shpesh, por ja do ta tregoj sot. Ndodhi që kishte këngëtarë shumë të mirë. Atë vit konkurronin Xhensila Myrtezaj, Kejsi Tola, Dorina Garuci. Kishte disa emra vërtet shumë të mirë që këndonin me vite, ishin goca skene. Unë sapo kisha filluar, ngjitesha në skenë për herë të parë dhe këndoja e ndrojtur dhe u eleminova në radhën e dytë të raundeve. Thash ok e provova, nuk është gjëja ime, kurrë më në jetën time s’do kap një mikrofon në dorë. E kam bërë atë rrugën nga Tirana deri në Shkodër duke qarë dhe tani më mbushen sytë me lot, se babit i dhimbte zemra dhe nuk dinte çfarë të më thoshte. Babi dhe mami më qëndruan afër”, -ka treguar Elhaida Dani.

Ama ajo nuk u ndal këtu dhe fill pas këtij dështimi, Elhaida merr pjesë tek “Star Academy”, e cila fiton çmimin e parë.

Ajo është fituese e disa çmimeve si Star Akademi, Top Fest, The Voice of Italy dhe fituese e Festivalit të Këngës në RTSH 2014 që e bëri përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong 2015.

Të këshilluara

Njihuni me çiftin më të ri të Hollywood

Renée Zellweger dhe Ant Anstead janë zyrtarisht çifti më i ri i famshëm. Ata janë fotografuar së bashku për herë të parë, teksa pushonin në shtëpinë e re të Ans...

11:22

Bill Cosby lirohet nga burgu

Së fundmi aktori  Bill Cosby është liruar pas dy vitesh nga burgu . Zëdhënësi i tij Andre Wyatt tregoi për mediat se Billi e  kaloi natën e tij të parë jasht...

17:27

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI