Flash

Deklarata e nënës së Britney Spears krijon edhe më shumë paqartësi

Lapsi.al 5 July 2021
Deklarata e nënës së Britney Spears krijon edhe më

Lynne Spears, nëna e yllit të muzikës pop Britney Spears, ka reaguar për herë të parë në lidhje me betejën e kujdestarisë së vajzës së saj - një luftë që e bëri këngëtaren të telefononte në numrin e emergjencës 911 një natë para dëshmisë së saj.

"Kam pasur ndjenja të ndryshme për gjithçka", u tha Lynne gazetarëve të The New Yorker. "Unë nuk di çfarë të mendoj ... është shumë dhimbje, shumë shqetësim."

Lynne thuhet se "foli me pëshpëritje" ndërsa ishte në telefon me gazetarët dhe "nuk pranoi t'u përgjigjej pyetjeve të hollësishme në lidhje me çështjen". Ajo gjithashtu kërkoi falje pasi u tha atyre se mund t’i duhej ta "mbylle telefonin papritmas" nëse një anëtar i familjes hynte në dhomë.

"Jam mirë. Unë jam e mirë në shmangien e gjërave,” shtoi ajo.

Raporti gjithashtu pretendon se Britney telefonoi 911 një natë para deklaratës në gjyq. Spears telefonoi urgjencën për të raportuar veten si një viktimë të abuzimit në kujdestarinë e saj. Të nesërmen, ajo dëshmoi se familja e saj, përkatësisht babai i saj Jamie Spears, duhej të paditej lidhur me kushtet e kujdestarisë së saj. I ati i Britney-t, Jamie, i cili ka pasur kontroll mbi pjesën më të madhe të jetës personale dhe financave të këngëtares gjatë viteve, ka mohuar keqmenaxhimin e karrierës së saj.

Të këshilluara

Njihuni me çiftin më të ri të Hollywood

Renée Zellweger dhe Ant Anstead janë zyrtarisht çifti më i ri i famshëm. Ata janë fotografuar së bashku për herë të parë, teksa pushonin në shtëpinë e re të Ans...

11:22

Bill Cosby lirohet nga burgu

Së fundmi aktori  Bill Cosby është liruar pas dy vitesh nga burgu . Zëdhënësi i tij Andre Wyatt tregoi për mediat se Billi e  kaloi natën e tij të parë jasht...

17:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI