Flash

Pasi mbështeti publikisht Britney Spears, motra e saj kërcënohet nga fansat

Lapsi.al 4 July 2021
Pasi mbështeti publikisht Britney Spears, motra e saj kërcënohet

Para pak ditësh, motra e Britney Spears, Jamie foli për herë të parë për kujdestarinë e të atit.

Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Jamie postoi një video ku tregonte se nuk ka folur më parë, pasi i takonte vetë Britney-t që të tregonte të vërtetat mbi jetën e saj.“Arsyeja e vetme pse nuk kam folur më parë, është sepse mendoja se nuk më takonte mua kjo gjë për sa kohë motra ime është e aftë të flasë vetë dhe të thotë atë që ndjen publikisht. Tashmë që ajo ka folur dhe ka thënë hapur ato që kishte nevojë të thoshte, mendoj se mund të ndjek rrugën e saj dhe të them çfarë duhet të them.Kam bërë një zgjedhje shumë të vetëdijshme që të përfshihem në jetën e saj vetëm si motra, si një teze për djemtë e saj. Ndoshta nuk e kam mbështetur ashtu sic do të donte publiku me një hashtag në një platformë publike, por ju siguroj se e kam mbështetur motrën time para se të kishte një hashtag dhe do e mbështesë edhe më vonë”, u shpreh Jamie.Mirëpo pas postimit të videos, ajo ka zbuluar se ka marrë mesazhe kërcënuese. Në një deklaratë të publikuar, Spears ju ka kërkuar njerëzve që të mos i dërgojnë më mesazhe kërcënuese me vrasje asaj dhe familjes së saj.“Përshëndetje, unë respektoj që cdo njeri ka të drejtën për t’u shprehur, por a mund të ndaloni së më dërguari mesazhe kërcënuese, veçanërisht kërcënimet me vdekje për fëmijët”, shkruajti ajo.

Jamie Lynn Spears

Të këshilluara

Hapet restoranti në katin e 120 të Shangait

Hoteli më i lartë luksoz në botë, që krenohet me një restorant në katin e 120-të, është hapur për vizitorët në Shangai * Hoteli J ka 165 dhoma në katet e fu...

17:02

Bardot gjobitet për fyerje të gjuetarëve

Një gjykatë në veri të Francës dënoi të famshmen Brigitte Bardot me një gjobë prej 5.000 eurosh për fyerjen e presidentit të Federatës Franceze të Gjuetarëve. ...

18:20

Rita Ora publikon këngën e re (VIDEO)

Rita Ora, ka prezantuar projektin e ri muzikor. “You For Me” mban titullin kënga që është në bashkëpunim me DJ-në e njohur britanik, Sigala. Projekti i dy...

17:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI