Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Kim Kardashian ju përgjigjet kritikave për fustanin në Vatikan

Lapsi.al 2 July 2021
Kim Kardashian ju përgjigjet kritikave për fustanin në Vatikan

Kim Kardashian u shfaq ditën e djeshme në Vatikan me një fustan seksi, që nuk i mbulonte shpatullat dhe i zbulonte belin. Pas kësaj, ajo u “kryqëzua” nga rrjeti pasi u konsiderua një mungesë respekti ndaj Kishës katolike. Ekziston një kod themelor i veshjes, të cilit burrat dhe gratë duhet t’i përmbahen kur vizitojnë qytetin e Vatikanit, veçanërisht Bazilikën e Shën Pjetrit ose muzetë e Vatikanit.

Vizitorët duhet të mbulojnë gjunjët dhe pjesën e sipërme të krahëve, po ashtu atyre u ndalohet të mbajnë pantallona të shkurtra ose funde mbi gju, bluza pa mëngë dhe këmisha të shkurtra. Burrat gjithashtu duhet të heqin kapelet e tyre kur hyjnë, megjithëse gratë lejohen që t’i kenë kapelet në kokë. Supet gjithashtu duhet të mbulohen ose këshillohen të mbulohen me një shall.

Për këto arsye, Kim veshi një xhaketë sipër fustanit në momentin që hyri brenda kishës.

Gjithashtu ajo ka vendosur t’ju përgjigjet gjithë kritikave përmes një postimi të bërë së fundmi në Instagram.

“Ne patëm përvojën më të pabesueshme duke vizituar Qytetin e Vatikanit. Ishte e mahnitshme të ishe në gjendje të shikoje të gjitha artet ikonike, arkitekturën dhe skulpturat antike romake, veçanërisht punimet e Mikelanxhelos. Ne madje patëm një mundësi për të parë arkivin e tyre privat të rrobave të veshura nga çdo papë në histori, që datojnë që nga viti 1500-të. Mos u shqetësoni, unë i përmbahesha kodit të veshjes dhe u mbulova plotësisht ndërsa isha brenda Bazilikës së Shën Pjetrit dhe Kapelës Sistine,“- shkruan Kim duke ju mbyllur gojën gjithë kritikuesve.

Të këshilluara

J Balvin bëhet baba për herë të parë

J Balvin është bërë baba për herë të parë. Ditën e sotme partnerja e artistit, Valentina Ferrer, publikoi në Instagram një foto të këmbës së vogëlushit të porsa...

10:22

Ndahet nga jeta vajza e reperit

Reperi i njohur është përballur me një tragjedi duke humbur vajzën e tij 4-vjeçare. Bëhet fjalër për Fetty Wap, vajza e të cilit ka ndërruar jetë ditën e sot...

17:45

"Cruella", filmi që po bën publikun për vete

Disney ka risjell një film të quajtur “Cruella”. Ky film ka shumë mistere dhe gjithashtu një skenë që na jep të dhëna rreth historisë së Cruelës “djallëzore”. ...

17:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI