Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Facebook për herë të parë arrin në 1 trilion dollarë

Lapsi.al 2 July 2021
Facebook për herë të parë arrin në 1 trilion

Një gjykatë federale në SHBA ka hedhur poshtë dy padi anti-trust të paraqitura kundër Facebook. Gjykatësi vendosi se paditë ishin shumë të vakëta. Pas këtij lajmi, aksionet e Facebook u rritën me 4.2 për qind e kjo bëri që vlera në treg e gjigantit të medias sociale të arrinte në mbi 1 trilionë dollarë për të parën herë në histori.

Në vendimin e gjykatës së distriktit të Kolumbias, Gjykatësi shkruante se ankesat kundër Facebook, ishin ligjërisht të pamjaftueshme dhe si të tilla duheshin rrëzuar, pasi nuk përmbanin fakte të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet se Facebook po anashkalonte konkurrencën.

Paditë kërkonin që gjiganti i teknologjisë që zotëron edhe Instagramin dhe WhatsApp, të ndahej. Ndërkohë, disa analistë thonë se ky vendim i gjykatës do të ketë pasoja për të ardhmen e ligjeve anti konkurrencë në ShBA.

Facebook i bashkohet kështu radhës së kompanive me vlerë mbi 1 trilionë dollarë duke kapur aktualisht në treg vlerën e 1.008 trilionë dollarëve. Në listën e kompanive teknologjike amerikane që e kanë kaluar vlerën e 1 trilionë dollarëve, Facebook është i vetmi i krijuar në vitet 2000.

Të këshilluara

Si të merni ngjyrë pa dëmtuar lëkurën

Le ta sqarojmë që në fillim: Lëkura e nxirë nuk është kurrë 100% e shëndetshme, ose së paku jo aq e shëndetshme sa lëkura normale. Megjithatë, shumë njerëz e pë...

16:49

'Rick and Morty' vjen me një sezon të ri

Një vit pas Sezonit 4, "Rick and Morty" rikthehet swrish me Sezonin e 5-tw. Nemesi i Rick Z. Nimbus është kthyer në "Darka e Mortit Rick Andre", një interpre...

12:05

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI