Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Çfarë thotë mamaja e Britney Spears për ngjarjen që po pushton rrjetin

Lapsi.al 2 July 2021
Çfarë thotë mamaja e Britney Spears për ngjarjen që

Ndërsa Britney Spears po lufton për të rikthyer lirinë e saj, duke i hequr të drejtat e kujdestarisë të atit, burimet thonë se nëna e saj, Lynne, e mbështet atë, ashtu si edhe motra dhe ish-partneri i saj.

Ndërsa Lynne, ka qenë kryesisht e papërfshirë në kujdestarinë e vajzës së saj - e cila ka qenë në fuqi që nga viti 2008 -, ajo kohët e fundit vendosi të merrte një qasje më praktike, pasi Britney iu lut për ndihmë, është shprehur kështu një burim i familjes Spears.

Në një seancë gjyqësore publike nëntorin e kaluar, Lynne mbështeti kërkesën e Britney-t për të hequr babanë e saj Jamie, nga i cili u divorcua në 2002-in, si një kujdestar. Përmes një avokati, ajo i tha gjyqtarit se dyshja babë e bijë kishin një marrëdhënie "toksike".

Në prill, ajo gjithashtu kundërshtoi tarifat e avokatit të Jamie prej 890,000 dollarësh, duke i quajtur ato "abuzuese dhe të pahijshme".

"Lynne mendon se kjo kujdestari po e dëmton shumë vajzën e saj", thotë burimi i familjes. "Ajo thotë se Jamie nuk ka qenë transparent me të dhe po abuzon me këtë situatë."

Britney, së fundmi, bëri shumë akuza kundër kujdestarëve të saj, duke përfshirë që ata i mohuan të drejtën për të pasur fëmijë dhe duke mos e lejuar të përdorte llogarinë e saj bankare, Britney punonte një orar rraskapitës që ajo e krahasonte me "trafikimin e seksit", si dhe e detyrojnë të pijë medikamente për bipolaritetin pa arsye.

Megjithatë gjykata i rrëzoi këto akuza nga Britney, duke mos hequr dorë nga kujdestaria e babait të saj.

Të këshilluara

Angelina Jolie dhe The Weeknd në një lidhje?

Epo, ky është një çift që njerëzit nuk e prisnin t’i shikonin në një romancë... Angelina Jolie dhe këngëtari The Weeknd, janë parë së bashku në restorantin ...

12:18

J Balvin bëhet baba për herë të parë

J Balvin është bërë baba për herë të parë. Ditën e sotme partnerja e artistit, Valentina Ferrer, publikoi në Instagram një foto të këmbës së vogëlushit të porsa...

10:22

Ndahet nga jeta vajza e reperit

Reperi i njohur është përballur me një tragjedi duke humbur vajzën e tij 4-vjeçare. Bëhet fjalër për Fetty Wap, vajza e të cilit ka ndërruar jetë ditën e sot...

17:45

"Cruella", filmi që po bën publikun për vete

Disney ka risjell një film të quajtur “Cruella”. Ky film ka shumë mistere dhe gjithashtu një skenë që na jep të dhëna rreth historisë së Cruelës “djallëzore”. ...

17:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI