Flash

Justin Bieber i shqetësuar për fansat në apartamentin e tij

Lapsi.al 1 July 2021
Justin Bieber i shqetësuar për fansat në apartamentin e tij

Justin Bieber u është lutur fansave të ndalojnë së mbledhuri jashtë shtëpisë së tij.

Në një video, tashmë virale, të postuar në TikTok, Justin u drejtohet:

"Unë ju dëgjoj, ju dëgjoj, por kjo është shtëpia ime. Më kuptoni? Këtu jetoj unë. Dhe nuk e vlerësoj që jeni këtë. E keni parasysh kur vini në shtëpi në fund të ditës dhe doni të relaksoheni? Kjo është hapësira ime për ta bërë këtë. Kështu që do e vlerësoja nëse do të largoheshit."

Është e paqartë nëse videoja e postuar të shtunën, 26 qershor, është e kohëve të fundit apo jo, por në tetor të vitit të kaluar, Justin ndau një shqetësim të ngjashëm për njerëzit që e prisnin jashtë shtëpisë së tij. Atëherë, ai shkroi: "Si e bindni veten që nuk është plotësisht e papërshtatshme dhe aspak mungesë respekti të presësh jashtë shtëpisë sime, për të ngulur sytë dhe për të më bërë fotografi teksa hyj e dal nga shtëpia [?] Ky nuk është hotel. Kjo është shtëpia ime."

Të këshilluara

Lirohet nga burgu Bill Cosby

Gjykata më e lartë e Pensilvanisë ka rrëzuar dënimin për aktorin Bill Cosby, pasi një marrëveshje që ai ka bërë më herët me një prokuror duhej ta kishte përjash...

13:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI