Flash

Dështojnë përpjekjet e Britney Spears për tu larguar nga kujdestaria e të atit

Lapsi.al 1 July 2021
Dështojnë përpjekjet e Britney Spears për tu larguar nga

Britney Spears i shokoi të gjithë javën e shkuar pas rrëfimit të saj në gjykatë mbi kujdestarinë e të atit. Ajo tregoi se për shkak të kujdestarisë i është shkatërruar jeta dhe i kërkoi gjykatës që t’i japë fund sa më parë pa bërë asnjë vlerësim.

Këngëtarja tregoi se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears, përmes kontrollit të tij. Gjatë dëshmisë së saj, Birtney tregoi se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë në të ardhmen. Por ajo tha se nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.

Këngëtarja i kërkoi gjykatësit të ndërpresë menjëherë marrëveshjen ligjore dhe ajo e përshkroi kujdestarinë nga babai si një skllavëri të vërtetë. Gjithashtu Britney zbuloi se ka pirë ilaçe litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

Së fundmi, gjykatësja e kësaj çështje ka mohuar kërkesën e saj për të hequr kujdestarinë e të atit.

Gjykatësja Brenda Penny, që kryeson çështjen përpara Gjykatës Supreme të Los Angelesit, nënshkroi një vendim të ri, i cili vazhdon t’i japë babait të këngëtares Jamie Spears kontrollin mbi jetën e saj.

Detaje të mëtejshme se pse ajo e bëri atë vendim nuk janë bërë të ditura, megjithëse një peticion i ri që kërkon lirinë e Spears pritet të paraqitet së shpejti.

Të këshilluara

Ed Sheeran: Dua të jem vetëm baba vajzash

Këngëtari  Ed Sheeran ka folur së fundmi për jetën e tij personale. Në një intervistë , Ed ka shprehur dëshirën që të zgjerojë në të ardhmen familjen e tij.G...

14:53

Brigitte Bardot gjobitet nga gjykata franceze

Së fundmi, një gjykatë franceze ka gjobitur  aktoren Brigitte Bardot. Sipas mediave shkaku i gjobitjes  u bë fjala “cnjerëzor”, e përdorur nga Brigitte për k...

14:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI