Flash

Brigitte Bardot dënohet nga një gjykatë franceze

Lapsi.al 30 June 2021
Brigitte Bardot dënohet nga një gjykatë franceze

Një gjykatë franceze gjobiti Brigitte Bardot, një legjendë e kinamatografisë botërore e cila është kthyer në aktiviste për të drejtat e kafshëve. Shkaku i gjobitjes me 5000 euro, u bë fjala “çnjerëzor”, të cilën Brigitte ia drejtoi kreut të federatës kombëtare të gjuetarëve.

Gjykata në qytetin verior të Arras, e shpalli aktoren 86-vjeçare fajtore për ofendim publik të Willy Schraen dhe anëtarëve të klubit të tij të gjuetisë, të cilët ajo i përshkroi si "terroristë të botës së kafshëve".

Për më tepër, ajo do të paguajë 1.000 euro dëmshpërblime për shefin e gjuetisë dhe 1.000 të tjera për shpenzimet ligjore.

Fyerjet, që Bardot i pranoi se tingëlluan "paksa të vrazhda", u shfaqën në një artikull që ajo shkroi në fund të vitit 2019 për fondacionin e saj për të drejtat e kafshëve. Aty ajo akuzoi Presidentin Emmanuel Macron për përpjekjen për të mashtruar votuesit duke zbutur ligjet e gjuetisë.

Nëse zgjedh të mos e paguajë është e drejta e saj, vetëm se gjoba rritet 100 dollarë çdo ditë. Ka gjithashtu 15 ditë kohë për ta fshirë editorialin nga faqja e saj.

Të këshilluara

Ed Sheeran gati për fëmijë të tjerë

Pavarësisht se është i lumtur me vogëlushen e tij, Lyra Antarctica, Ed Sheeran është gati të ketë më shumë fëmijë, madje do që t’i ketë të gjitha vajza. Këngëta...

09:47

Marilyn Manson vetëdorëzohet në polici

 Sipas mediave,Marilyn Manson pritet të dorëzohet  në polici pas një akuze për sulm fizik. Një kameraman ka pretenduar se në vitin 2019 këngëtari e pësht...

17:32

Aktori turk i jep fund beqarisë

Mediat turke kanë raportuar se aktori Taner Olmez i ka dhënë fund beqarisë. Taner është martuar me aktoren Ece Çeşmioğlu dhe kanë realizuar një ceremoni me...

17:16

Ndërron jetë ish vokalisti i "Skid Row"

Ish-vokalisti kryesor i Skid Row, Johnny Solinger ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur për fansat përmes faqes zyrtare të Skid R...

15:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI