Flash

Georgina me mikrofon në ndeshjen e Ronaldos për serialin në Netflix

Lapsi.al 29 June 2021
Georgina me mikrofon në ndeshjen e Ronaldos për serialin në

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshme dhe më të komentuara në botë.

Partnerja e futbollistit nuk mungon asnjëherë në ndeshjet e tij të futbollit. 27-vjeçarja qëndronte në rreshtin e parë të stadiumit teksa kishte veshur një kanotiere të bardhë, në ndeshjen e fundit Portugali-Belgjikë. Ajo që u vu re nga kamerat ishte një antenë të zezë, e cila dilte poshtë kanotieres së saj dhe dukej mjaft lehtësisht.

Georgina është e pajisur me një mikrofon për shkak të një dokumentari që do të dalë në “Netflix” dhe do të zbulojë gjithçka rreth jetës së çiftit, sipas gazetës gjermane “Bild”.

Antena do të bëjë të mundur regjistrimin e të gjitha bisedave që ndodhin mes tyre, qofshin në shtëpi, në fushë apo diku tjetër, ku potagoniste do të jetë Georgina Rodriguez.

Partnerja e Cristiano Ronaldo-s, tregon shpesh në rrjete sociale sa e lumtur është me familjen e bukur që kanë krijuar, teksa ndan vazhdimisht momente me ta në rrjete sociale.

Tashmë, partnerja e futbollistit është bërë ‘mama’ edhe për djalin e madh të Ronaldo-s nga marrëdhënia e mëparshme dhe kujdeset t’i falë atij gjithë dashurinë e një nëne.

Me rastin e ditëlindjes, ajo zgjodhi fjalët më të ndjera për ta uruar djalin, teksa ndau foto me të në Instagram.

“Urime princi im! Eshtë kënaqësi të të shoh teksa rritesh çdo ditë dhe të shoh mashkullin e rritur në të cilin po kthehesh. Faleminderit që na bën kaq krenarë. Faleminderit që je vëllai i madh më i mirë, djali dhe shoqëruesi më i mirë i jetës. Jam kaq e lumtur që shoh sot gëzim dhe mirënjohje në sytë e tu. Faleminderit që më bën çdo ditë të ndihem si mamaja më e mirë në botë. Të duam, babi, mami, motrat e vëllai.”- ishin fjalët e saj krahas postimit.

Të këshilluara

Ndërron jetë ish vokalisti i "Skid Row"

Ish-vokalisti kryesor i Skid Row, Johnny Solinger ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur për fansat përmes faqes zyrtare të Skid R...

15:09

Ndahet nga jeta Johnny Solinger

Johnny Solinger, ish-vokalisti kryesor i Skid Row ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Këtë lajm të hidhur e ka dhënë faqja zyrtare e Skid Row në Instagram. ...

12:36

Habit Meghan Fox: Jam biseksuale

Megan Fox i ka habit të gjithë me deklaratën e dhëën së fundmi. Nëpërmjet një fotoje në Instagram, ajo ka rikujtuar fansat se është anëtare e komunitetit “LGBTQ...

10:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI