Flash

Flet për herë të parë motra e Britney Spears

Lapsi.al 29 June 2021
Flet për herë të parë motra e Britney Spears

Britney Spears rrëfeu javën që lamë pas gjithë historinë e trishtë të jetës së saj, si një personi i mbajtur nën kujdestarinë e të atit. Ajo tregoi se kjo kujdestari më shumë i ka dëmtuar jetën se sa e ka mbrojtur, ndaj i kërkoi gjykatës që kujdestaria të marrë fund sa më shpejt pa i bërë vlerësim. (KLIKO)

Ndërkohë motra e saj, Jamie Lynn Spears, ka thyer më në fund heshtjen pas rrëfimit prekës të artistes. Në disa video të publikuara në Instagram, aktorja 30-vjeçare shprehet se ajo nuk ka folur pasi i takonte Britney-t të tregontë të vërtetat mbi jetën e saj.

“Arsyeja e vetme pse nuk kam folur më parë, është sepse mendoja se nuk më takonte mua kjo gjë për sa kohë motra ime është e aftë të flasë vetë dhe të thotë atë që ndjen publikisht. Tashmë që ajo ka folur dhe ka thënë hapur ato që kishte nevojë të thoshte, mendoj se mund të ndjek rrugën e saj dhe të them çfarë duhet të them”, është shprehur aktorja.

Ajo vazhdon duke thënë se e ka dashur dhe mbështetur Britney-n që nga dita kur ka lindur. Edhe pse nuk ka folur kurrë publikisht më herët, Jamie Lynn shprehet e sigurt se ajo e ka mbështetur gjithmonë motrën e saj pas dyerve të mbyllura.

“Unë nuk kam asgjë për të fituar ose humbur. Kjo situatë nuk më prek mua në asnjë mënurë, sepse unë jam vetëm motra e saj që shqetësohet për lumturinë e saj.

Kam bërë një zgjedhje shumë të vetëdijshme që të përfshihem në jetën e saj vetëm si motra, si një teze për djemtë e saj. Ndoshta nuk e kam mbështetur ashtu siç do të donte publiku me një hashtag në një platformë publike, por ju siguroj se e kam mbështetur motrën time para se të kishte një hashtag dhe do e mbështesë edhe më vonë”, thotë Jamie.

Të këshilluara

Habit Meghan Fox: Jam biseksuale

Megan Fox i ka habit të gjithë me deklaratën e dhëën së fundmi. Nëpërmjet një fotoje në Instagram, ajo ka rikujtuar fansat se është anëtare e komunitetit “LGBTQ...

10:17

Dua Lipa anullon sërish turneun

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka shtyrë sërish turneun muzikor të saj të albumit “Future Nostalgia”. Artistja kishte planifikuar të mbante turneun në maj të 2...

15:18

Zendaya risjell fustanin e Beyonce

Aktorja Zendaya  ka qenë së fundmi në qendër të mediave  pasi u shfaq në “Bet Awards 2021” me fustanin e Beyonce. Zendaya kombinoi fustanin Versace të vitit ...

13:31

Si u veshën yjet në Bet Awards

Tapeti i kuq i BET Awards mirëpriti yje si Zendaya, Megan Thee Stallion, H.E.R., Ciara etj., që u cilësuan të ishin me veshjet e tyre më të mira në tapetin e ku...

13:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI