Flash

Spektakli televiziv me ngjarjet e kobshme

Lapsi.al 29 June 2021
Spektakli televiziv me ngjarjet e kobshme

Nëse shihni parashkimin e motit në një televizion perëndimor dhe bëni krahasimin me parashikimin e motit të disa televizioneve këtu, duket se po flitet për dy tema krejt të ndryshme. Këtu në prezantimin e motit mbizotëron jo informacioni për çfarë po ndodh dhe çfarë do të ndodhë, këtu mbizotëron spektakli!

Nëse shihni një emision sportiv në një televizion perëndimor dhe bëni krahasimin me emisionet sportive të shumicës së televizioneve këtu, ndryshimi është më i madh se mes ditës dhe natës. Këtu ekspertët janë në minorancë dhe ata që nuk kuptojnë asgjë janë shumicë, këtu nuk flitet për lojën, por për shijet dhe mendimet e të ftuarve. Këtu mbizotëron spektali.

Nëse sheh një program politik në në televizion tjetër dhe bën krahasimin me shumicën e programeve këtu, duhet të kesh tri duar: një për t’i rënë ballit, një për të mbajtur mjekrën dhe një të tretë për të ndryshuar kanalin. Atje diskutohet për problemin/temën/idetë, zgjidhjen dhe përgjegjësitë. Këtu është kultura e kacafytjes dhe pyetja më e fortë është: e di kush jam unë?! Këtu mbizotëron spektali.

Nëse sheh një seancë Parlamenti gjetkë dhe bën krahasimin me seancën e Parlamentit këtu, dallimi është i qartë edhe për vetë aktorët e këtushëm që dhurojnë spektakël!

Nëse ka një ngjarje të rëndë atje dhe e krahason me ngjarjen e rëndë këtu. Atje mungon ajo që këtu është me tepri: spektakli.

Nëse sheh një spektakël atje dhe bën krahasimin me spektaklet këtu- dallimi është tek dita dhe ora e transmetimit që vendosen në shërbim të publikut. Këtu spektaklet mezi gjejnë vend gjatë ditëve të javës sepse gjithçka është kthyer në spektakël

Në një vend ku çdo gjë është spektakël, nuk ka vend për spektaklin!

Marrë nga facebook i autorit Lutfi Dervishi

Të këshilluara

Një opozitë radikale po lind

Me nje ritem qe duket sporadik, por qe po behet pothuaj i rregullt, ajo qe ndodh ne rruge po na tregon se dicka tjeter ekziston tashme atje dhe po pulson. Me...

15:08

Luigi Soreca, me gjuhë të drunjtë

Nga Niko Leka Në Ditën e Europës, Ambasadori përfaqësues i Bashkimit Europian, kish botuar në një prej gazetave një shkrim simbolik për Ditën e Europës. htt...

17:36

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI