Flash

Cardi B shtatëzanë për të dytën herë

Lapsi.al 28 June 2021
Cardi B shtatëzanë për të dytën herë

Cardi B dhe Offset do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e dha vetë reperja teksa zbuloi barkun e rrumbullakosur gjatë paraqitjes së saj në “BET Awards 2021” të dielën teksa konfirmoi se ajo dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të fëmijës së dytë. Ajo u ngjit në skenë me një veshjë që ekspozonte barkun e rrumbullakosur. Reperja ndau një postim në rrjetet sociale pas performancës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: #2.

Ky lajm ishte një surprizë goxha e bukur për të gjithë fansat pasi shtatzania vjen pak kohë pasi çifti konfirmoi ribashkimin. Dyshja janë prindër të vajzës Kulture Kiari Cephus, e cila lindi në korrik të 2018-ës.

Kujtojmë se vite më parë Cardi B ka punuar si striptiste në lokale nate dhe ajo e ka pranuar publikisht se jeta e saj ka ndryshuar plotësisht pas mori famën që ka sot. Në një postim në Instagram, reperja ka folur hapur e ka rrëfyer se çfarë ndodhi me të pas suksesit të jashtëzakonshëm në vitin 2017 me hitin “Bodak Yellow”.

“Pse jam gjithmonë kaq e uritur?! Ju betohem që nuk kam qenë kurrë kaq e uritur kur isha e varfër”, ka shkruar ajo në një postim në “Twitter”.

Këngëtarja ka thënë më herët se ajo ka qenë më e lumtur para famës.

“Mendoj se kam qenë pak më e lumtur 2 apo 3 vite më parë, kur kisha më pak para. Kisha më pak njerëz që jepnin mendime për jetën time. Ndjeja se jeta ime ishte e imja. Ndërsa tani më duket sikur nuk është jeta ime. Më duket sikur bota ka në duar jetën time”, është shprehur ajo në një intervistë të dhënë pak kohë më parë.

Të këshilluara

Marylin Manson përballet me të tjera akuza

Marilyn Manson është  përballur së  fundmi me të  tjera akuza. Sipas mediave të  huaja, Marilyn sulmoi një kameraman në  New Hampshire i cili ishte punësuar ...

13:12

Tom Cruise, i infektuar me Covid-19

Së fundmi xhirimet e filmit “Mission Impossible 7” kanë ndalur sërish. Një burim ka zbuluar për mediat se aktori kryesor , Tom Cruise mund të jetë pozitiv me...

12:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI