Flash

Konfirmohet lidhja e Eleni Foureira me futbollistin spanjoll

Lapsi.al 26 June 2021
Konfirmohet lidhja e Eleni Foureira me futbollistin spanjoll

Para 2 vitesh mediat greke zbuluan se artistja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ishte një lidhje me biznesmenin dhe futbollistin, Alberto Botia. Në fakt lidhja për ata të dy ka nisur që në vitin 2016-të dhe pavarësisht se ata nuk kishin folur për këtë marrëdhënie, në mediat rozë kanë dalë disa foto të tyre.

Madje para pak muajsh është mësuar se lidhja e tyre ka kaluar në një tjetër nivel. Në një spektakël në Greqi u bë e ditur se Botia i ka propozuar për martesë artistes me origjinë shqiptare. Gazetarja greke, Marena Kardigiannopoulou, është shprehur se Foureira e ka pranuar propozimin për martesë të bërë nga partneri i saj.

“Në një moment në revistën Hello ne kishim disa fotografi të Eleni që ishte me Alberton dhe kishim shumë kohë për t’i parë së bashku. Alberto kishte ardhur nga Arabia Saudite për ta parë, ne bëmë një lajm dhe e kishim kërkuar shumë dhe i vendosëm titullin se ata janë përsëri së bashku dhe kështu publikuam një lajm ekskluziv. Pastaj e kuptuam që ata të dy në atë kohë i kishin dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit, sepse ishin larg për një kohë, por kur dy njerëz duan të jenë së bashku, unë mendoj se pengesat dhe distanca mund t’i kapërcejnë të gjitha dhe ne e kuptuam kur bisedonim me shumë njerëz që Eleni donte ta merrte atë me shumë seriozitet. Ajo ishte e interesuar për karrierën e saj, por njëkohësisht edhe për jetën personale. Ky burrë arriti t’i provojë asaj pavarësisht nga distanca se ai është gjithmonë pranë saj në të mirë e në të keq. Ai hoqi dorë nga gjithçka dhe erdhi për ta parë atë dhe padyshim që i dha këtë shansin e dytë dhe sot përfundojmë me propozimin për martesë që thotë Marena “, është shprehur gazetari Aris Kavatzikis.

Të këshilluara

Ed Sheeran: Vajza më ndryshoi jetën

Ed Sheeran ka zbuluar së fundmi sesi i ka ndryshuar jeta pas lindjes së vajzës së tij Lyra. Në një intervistë për "BBC Radio", Ed tregoi se ai hoqi dorë nga ...

14:44

Kanye West padit kompaninë "Walmart"

Reperi Kanye West ka paditur së fundmi  Walmart, për shitjen e atleteve te rreme" Yeezy". Ditën e enjte, Kanye ka paraqitur  në gjykatën e Kalifornisë në Los...

14:37

Britney Spears ju kërkon ndjesë fansave

Britney Spears foli për herë të parë ditën e mërkurë në lidhje me kujdestarinë e babait të saj. Rrëfimi i saj në gjykatë i tronditi të gjithë, teksa zbuloi gjit...

13:27

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI