Flash

Kush e gdhendi në trup Bebe Rexhën

Lapsi.al 25 June 2021
Kush e gdhendi në trup Bebe Rexhën

Bebe Rexha padyshim që ka fansa të flakë dhe këtë e vërtetoi njëri nga ata përmes një surprizë që i bëri artistes shqiptare.

Ai ka treguar me anë të rrjeteve sociale se ka realizuar një tatuazh, të cilin ia kushton asaj. Fansi i Bebes bëri tatuazh një prej imazheve më të komentuara të saj, duke e gdhendur atë në trup. Këngëtarja e postoi në Instagram foton dhe më e lumtur s’mund të ishte.

Kujtojmë se Bebe ka dhënë së fundmi një intervistë për “Bustle”, ku ka treguar se çfarë synon në të ardhmen. Kur është pyetur se ku e sheh veten pas 16 vitesh, ajo i ka habitur të gjithë me përgjigjen. Bebe nuk e ka përmendur fare muzikën, por është shprehur se dëshiron shumë që së të marrë një master për Psikologji për të ndihmuar të gjithë njerëzit veçanërisht artistët.

“16 vite nga tani? Wow. Epo, unë dua të marr masterin në psikologji. Do të doja të ndihmoja artistë të tjerë në industrinë e muzikës dhe njerëzit në përgjithësi si terapiste. Sepse kam kaluar shumë duke qenë në sy të publikut dhe duke qenë në industri. Do të doja të ndihmoja artistët, aktorët dhe aktoret, ose njerëzit e rinj që mund të kenë nevojë për të. T’ju tregoj atyre çfarë kam mësuar”, është shprehur Bebe.

Të këshilluara

Dështon etiketa vetë-krijuese e Coca Cola

Coca-Cola mendoi se shishet e personalizuara mund të sjellin një argëtim veror për fansat e saj Në vend të kësaj, ajo shkaktoi polemika. Promovimi i etiketës...

14:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI