Flash

Allyson Felix poston foton që çudti të gjithë rrjetin

Lapsi.al 25 June 2021
Allyson Felix poston foton që çudti të gjithë rrjetin

Pasi u nda nga kompania e famshme “Nike”, në vitin 2019, ylli amerikan i pistave Allyson Felix, atletja më e dekoruar në Lojërat Olimpike, nuk arriti të lidhte një marrëveshje sponsorizimi me ndonjë markë tjetër atletesh. Kështu që kur pandemia ndali edhe aktivitetet sportive, si çdo gjë tjetër në botë, Felix bëri diçka gati të padëgjuar në biznesin sportiv: vendosi të themelonte një kompani atletesh për gratë sportiste. Por kur e prezantoi këtë, shkroi edhe një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat me një foto të fuqishme në të cilën mban medaljet, por tregon edhe shenjën e operacionit cezarian.

 Allyson Felix poston një foto të fuqishme që ka tronditur rrjetin. Ajo tregon shenjën e operacionit cesarian, si edhe të gjitha medaljet olimpike që ka marrë gjatë karrierës së saj sportive. Këtë e bëri për të promovuar kompaninë e saj të këpucëve, @bysaysh.

"E dashur Botë dhe të gjitha ju gra që jeni pjesë e saj", - shkruan në Instagram fituesja e 6 medaljeve të arta olimpike. "Kam vrapuar gjatë gjithë jetës sime. E kam bërë mirë dhe kam marrë shumë medalje që e tregojnë këtë. Kisha frikë ta ndalja vrapimin. Nuk jam e sigurt për atë që do të isha pa vrapimin. Si shumë gra, kisha frikë se krijimi i një familjeje do të ishte “dënim me vdekje” për karrierën time dhe u përballa me një padrejtësi gjinore, nga e cila nuk mund të ikja. Punëdhënësi im nuk e mbështeti mëmësinë, por mendonte se ‘atletët duhet të vrapojnë dhe kjo është gjithçka thjesht biznes",- vazhdoi ajo. "Në vend të kësaj, unë fola. Kam përdorur zërin tim për të luftuar për mbrojtjen e nënës, mëmësisë dhe për të gjitha gratë sportiste. Asnjë grua nuk duhet të zgjedhë midis të qenit profesioniste dhe të qenit nënë. Tani, për shkak të kësaj lufte, kontratat e sponsorizimit duken ndryshe për shumë atletë".

Por, për Lojërat Olimpike të këtij viti, Allyson Felix nuk kishte një sponsor për garat e saj. Kështu që, thekson ajo, vendosi ta bënte vetë. Prandaj edhe u krijua “Saysh”. "Ne krijojmë dhe zhvillojmë produkte nga dhe për gratë."

Felix e mbylli mesazhin e saj duke shkruar: "Kur të më shihni duke vrapuar, dijeni se nuk po e bëj për medalje. Unë po vrapoj për ndryshim. Unë po vrapoj për më shumë barazi barazi për secilën prej nesh. Unë po vrapoj për gratë. Më shumë se çdo gjë, unë po vrapoj drejt një të ardhmeje ku asnjë gruaje ose vajze nuk i thuhet kurrë ‘të mbajë vendin e saj’".

Të këshilluara

Ed Sheeran: Vajza më ndryshoi jetën

Ed Sheeran ka zbuluar së fundmi sesi i ka ndryshuar jeta pas lindjes së vajzës së tij Lyra. Në një intervistë për "BBC Radio", Ed tregoi se ai hoqi dorë nga ...

14:44

Kanye West padit kompaninë "Walmart"

Reperi Kanye West ka paditur së fundmi  Walmart, për shitjen e atleteve te rreme" Yeezy". Ditën e enjte, Kanye ka paraqitur  në gjykatën e Kalifornisë në Los...

14:37

Britney Spears ju kërkon ndjesë fansave

Britney Spears foli për herë të parë ditën e mërkurë në lidhje me kujdestarinë e babait të saj. Rrëfimi i saj në gjykatë i tronditi të gjithë, teksa zbuloi gjit...

13:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI