Flash

Publikohen detaje të reja për Britney Spears, çfarë duhet të dini

Lapsi.al 24 June 2021
Publikohen detaje të reja për Britney Spears, çfarë duhet

“New York Times” publikoi më herët një dokumentar për jetën e Britney Spears dhe jetën e saj të kontrolluar, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”. Dokumentari trajtonte jetën e këngëtares nga fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears. Bota u shokua nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime.

Pavarësisht kontrollit të madh për të cilin s’dinte gjë askush, Britney ia doli të kishte një karrierë të shkëlqyer dhe të performonte me sukses në shumë turne. Gjithashtu, këngët e saj kanë qenë prej kohësh më të pëlqyerat.

Së fundmi, disa dokumente të tjera konfidenciale të siguruara nga New York Times, janë bërë publike.

Aty tregohet se Britney Spears për vite me radhë ka kundërshtuar vazhdimisht autoritetin që gjykatat i dhanë babait të saj, Jamie Spears, çka i dha atij kontroll mbi financat dhe jetën e saj personale.

“Ajo artikuloi se ndien që kujdestaria është bërë një mjet shtypës dhe kontrollues kundër saj,” shkroi një hetues gjykate në vitin 2016, sipas raportit të Times. “Këngëtarja tha se sistemi kishte “shumë kontroll … Shumë, shumë!”, përmblodhi hetuesi.

Të këshilluara

Chris Brown akuzohet për abuzim fizik

Këngëtari Chris Brown është  akuzuar së fundmi për dhunë fizike. Sipas mediave , një grua ka deklaruar në polici se Chris  e ka goditur në pjesën e pasme të ...

14:24

Fillojnë përgatitjet për Eurovision 2022

Një delegacion nga transmetuesi italian “RAI” ka udhëtuar drejt zyrave qendrore të EBU në Gjenevë për të nisur përgatitjet për “Eurovision 2022”. Ditën e martë,...

12:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI