Flash

Justin Timberlake mbështet publikisht Britney Spears: Nuk është e drejtë ajo që po i ndodh

Lapsi.al 24 June 2021
Justin Timberlake mbështet publikisht Britney Spears: Nuk është e

Këngëtarja Britney Spears së fundmi iu drejtua një gjykate në Los Angeles për padinë kundrejt babait të saj.

Ajo u shpreh se  Jamie i ka hequr asaj mundësinë për të menaxhuar financat dhe bizneset dhe të drejtën për të patur fëmijë. Menjëherë pas deklaratës së saj , fansat dhe disa nga personazhet e njohur kanë reaguar duke ofruar mbështetjen e tyre, ndër to edhe ish partneri i saj , Justin Timberlake. Përmes rrjetit social,Twitter, Justin ka shkruar se pavarësisht të shkuarës së tyre, Britney ka të drejtën të vendosë vetë për trupin dhe jetën e  saj"Pas të gjithave që kemi dëgjuar sot, ne të gjithë duhet të mbështesim Britney Spears. Pavarësisht nga e kaluara jonë, qoftë e mirë apo e keqe, ajo që po i ndodh asaj nuk është e drejtë. Ne kurrë nuk duhet t'i mohojmë asnjë gruaje të drejtën të vendosë për trupin dhe jetën e saj.Askush nuk duhet të burgoset kurrë kundër vullnetit të tij ose të kërkojë leje për të shpenzuar para që kanë fituar me punë të vështirë.Ne po i dërgojmë mbështetjen tonë Britney dhe shpresojmë që gjykata dhe familja e saj do ta lirojnë atë nga paraburgimi," deklaroi  Timberlake.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

Me sytë katër

PAPARAZZI