Flash

Po bën xhiron e rrjetit një deklaratë e Sharon Stone për Meryl Streep

Lapsi.al 23 June 2021
Po bën xhiron e rrjetit një deklaratë e Sharon Stone për

Një deklaratë e fundit e Sharon Stone për Meryl Streep po bën xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale dhe të gjithë janë të çuditur.

Aktorja 63-vjeçare ndau mendimet e saj mbi praninë e yllit 72-vjeçar në industri në një intervistë me Everything Zoomer muajin e kaluar, por vetëm tani po qarkullon në Twitter dhe mori të tjera përmasa.

Një postim që përmbante një pjesë të intervistës u bë virale dje dhe mijëra njerëz po flasin për këtë gjë.

E pyetur si ishte që “më në fund të punonte me Meryl Streep”, Stone nuk u ndje mirë nga formulimi i pyetjes.

“Më pëlqen mënyra si e the, që më në fund unë punova me Meryl Streep. Nuk the, ‘Meryl, më në fund, punoi me Sharon Stone. Ose, ‘Më në fund, ju punuat bashkë’,” –tha Stone para se të vazhdonte.

“Biznesi u krijua që të gjithë duhet ta kemi zili dhe ta admirojmë Merylin, sepse vetëm Meryl është më e mira. Dhe të gjithë duhet të garojnë kundër Meryl. Unë mendoj se Meryl është një grua dhe aktore e mrekullueshme. Por për mendimin tim, sinqerisht, ka aktore të tjera po aq të talentuara sa Meryl Streep. Ikonografia e Meryl Streep është pjesë e asaj që Hollywood-i bën me gratë”, -tha Sharon në intervistë.

“Viola Davis është një aktore po aq e mirë sa Meryl Streep. Emma Thompson. Judy Davis. Olivia Colman. Kate Winslet, dreqi e mori. Por ju thoni Meryl dhe të gjithë bien në tokë,” vazhdoi ajo.

"Unë jam një antagoniste shumë më e mirë se Meryl dhe jam e sigurt që edhe ajo do të thoshte kështu. Meryl nuk do të ishte po aq e mirë në Basic Instinct ose në Casino. Unë kam qenë më mirë. Dhe unë e di këtë gjë. Dhe ajo e di këtë gjë. Por ne jemi të gjithë të vendosur të mendojmë se vetëm Meryl është aq e mahnitshme saqë kur thoni emrin e saj, mendoni se duhet të ketë qenë e mahnitshme për mua të punoja me të.”

Të këshilluara

Fillojnë përgatitjet për Eurovision 2022

Një delegacion nga transmetuesi italian “RAI” ka udhëtuar drejt zyrave qendrore të EBU në Gjenevë për të nisur përgatitjet për “Eurovision 2022”. Ditën e martë,...

12:56

Ndërron jetë aktorja Joanne Linville

Aktorja Joanne Linville, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmi  u konfirmua nga agjenti i saj i cili tregoi se aktorja vdiq më 20 qershor në Los Angel...

14:40

Kush e rrëzoi nga froni Chiara Ferragni-n

Chiara Ferragni nuk është më “mbretëresha e Instagram-it” në Itali! Khaby Lame, 21-vjeçari, që është bërë shumë i famshëm me videot e tij në TikTok ka rrëzuar b...

14:29

Aktori i "Friends" diagnostikohet me kancer

Aktori James Michael Tyler, i njohur për  rolin e tij si ‘Gunther’ në serialin ‘Friends’ ka zbuluar se vuan nga kanceri i prostatës. Përmes rrjetit të tij so...

14:13

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI