Flash

Flasin personat që ndihmuan princheshë Dianën gjatë aksidentit

Lapsi.al 23 June 2021
Flasin personat që ndihmuan princheshë Dianën gjatë

Një ndër ngjarjet më enigmatike është vdekja e princeshë Dianës që nuk harrohet dhe pas kaq shumë vitesh.

Një ndër personat e parë që ndihmoi Princeshën pas përplasjes së saj fatale në Paris, ishte një shef zjarrfikësish i cili ka rrëfyer për herë të parë fjalët e fundit që i tha ajo.

Rreshter Xavier Gourmelon tha për mediat e huaja se kur ai arriti në vendin e aksidentit në gusht të vitit 1997, Diana ishte ende duke lëvizur dhe duke folur.

“Ajo foli në anglisht dhe tha: ‘O Zot, çfarë ka ndodhur?’ Unë mund ta kuptoja, kështu që u përpoqa ta qetësoja atë. Unë po i mbaja dorën,” tha Gourmelon, i cili dha deklarata në polici, por kurrë më parë nuk ka folur për mediat.

Kujtojmë se përplasja në një nënkalim la menjëherë të vdekur shoferin Henri Paul si dhe të dashurin e ri të Dianës, Dodi Fayed.

Shefi i zjarrfikësve kujton se Princesha dukej fizikisht mirë përveç një shpatulle të dëmtuar. Ai shprehet se nuk e kishte idenë se po përpiqej të shpëtonte një princeshë dhe vetëm pasi ajo u mor me një ambulancë, ai zbuloi se kush ishte nga një kapiten në vendngjarje.

“Ai më thotë se kush ishte ajo. Po, unë e njihja, por në atë moment nuk e njoha,” -tha ai për tabloidin.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktorja Joanne Linville

Aktorja Joanne Linville, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmi  u konfirmua nga agjenti i saj i cili tregoi se aktorja vdiq më 20 qershor në Los Angel...

14:40

Kush e rrëzoi nga froni Chiara Ferragni-n

Chiara Ferragni nuk është më “mbretëresha e Instagram-it” në Itali! Khaby Lame, 21-vjeçari, që është bërë shumë i famshëm me videot e tij në TikTok ka rrëzuar b...

14:29

Aktori i "Friends" diagnostikohet me kancer

Aktori James Michael Tyler, i njohur për  rolin e tij si ‘Gunther’ në serialin ‘Friends’ ka zbuluar se vuan nga kanceri i prostatës. Përmes rrjetit të tij so...

14:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI