Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Cilat ushqimet nuk duhen konsumuar gjatë verës

Lapsi.al 23 June 2021
Cilat ushqimet nuk duhen konsumuar gjatë verës

Ditët e nxehta janë më favorizuese për zhvillimin e mikrobeve dhe si pasojë helmimet dhe infeksionet e zorrëve. Për këtë arsye duhet pasur më shumë kujdes.

Rregulli që vlen në çdo stinë, por bëhet edhe më i rëndësishëm në verë, është të lajmë gjithmonë mirë duart para se të hamë. Vendimtar është ndërkaq konsumi i ushqimeve të freskëta.

Në verë duhen shmangur ushqimet e ambalazhuara që mund të jenë dëmtuar nga dielli dhe temperaturat e larta dhe duhen blerë ushqime të gatshme vetëm në vende të besuara. Në të kundërt, konsumatori nuk është i sigurt nëse përbërsit janë në gjendje të mirë apo në to kanë filluar të zhvillohen mikrobe. Sado e papranueshme të jetë kjo, duhet thënë që është shumë e lehtë të ndodhë në verë kështu që më mirë të jemi të sigurt. Nuk janë vetëm ushqimet e blera të rrezikshme, por dhe ato që përgatisim vetë.

Duhet t’i konsumojmë brenda një kohe të shkurtër pas përgatitjes dhe t’i ruajmë në kushte optimale. Edhe rruga nga shtëpia në punë, mund të ndikojë në dëmtimin e ushqimit, I cili pas konsumimit mund të na shkaktojë shqetësime pasi mund të mos e kemi kuptuar gjatë ngrënies që diçka nuk shkon. Duhen shmangur, për ushqimet që nuk konsumohen në cast, përbërësit që prishen shpejt siç janë salcat, apo majoneza. Kujdes me sanduiçin!

Helmimet dhe infeksionet shkaktojnë të vjella dhe diarre që dehidratojnë trupin dhe kjo është shumë e dëmshme në verë.

Të këshilluara

'Rick and Morty' vjen me një sezon të ri

Një vit pas Sezonit 4, "Rick and Morty" rikthehet swrish me Sezonin e 5-tw. Nemesi i Rick Z. Nimbus është kthyer në "Darka e Mortit Rick Andre", një interpre...

12:05

Cilat janë risitë më të reja të WhatsApp

WhatsApp, një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në botë, po përgatitet të prezantojë një seri karakteristikash të reja për përdoruesit e tij. Ris...

15:39

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI