Flash

Teksa JLo shijon lidhjen me Ben Affleck, A-Rod shihet në krahët e të dashurës

Lapsi.al 22 June 2021
Teksa JLo shijon lidhjen me Ben Affleck, A-Rod shihet në krahët e

Alex Rodriguez u pa të shoqërohej me ish të dashurën e Ben Affleck, Lindsay Shookus. Ai ishte i pranishëm në festën e saj të ditëlindjes të shtunën, ndërsa në rrjetet sociale kanë qarkulluar video nga festa.

Në klip, Rodriguez është ulur afër Shookus në festën intime që u organizua në oborrin e shtëpisë së saj.

Shookus dhe A-Rod kanë një miqësi disavjeçare, por fakti që ata po kalojnë kohë së bashku këtë periudhë, është parë me shumë interes, duke pasur parasysh romancën e ringjallur të ish-ave të tyre, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez.

Një përfaqësues i Rodriguez tha për Page Six se ata janë vetëm miq të mirë dhe asgjë më shumë.

"Atje nuk ka absolutisht asgjë. Ata kanë qenë miq për 15 vjet", -tha përfaqësuesi i A-Rod.

Shookus dhe Affleck patën një lidhje që zgjati nga viti 2017 deri në 2019-n.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI