Flash

Vdekja e princeshë Dianës/ Përse Charles ishte i dyshuari kryesor

Lapsi.al 21 June 2021
Vdekja e princeshë Dianës/ Përse Charles ishte i dyshuari kryesor

Një ndër ngjarjet më enigmatike është vdekja e princeshë Dianës që nuk harrohet dhe pas kaq shumë vitesh. Së fundmi burime kanë nxjerrë në dukje një fakt që mediat nuk e dinin.

Në atë kohë pas aksidentit princi Charles ka përfunduar duke u marrë në pyetje nga detektivin e Policisë së Londrës, John Stevens për shkak të një letre që truproja e Dianës e dërgoi në polici.

‘Jam ulur këtu në zyrën time sot, në tetor duke dashur që dikush të më përqafojë dhe të më nxisë të qëndroj e fortë dhe të mbaj kokën lart. Kjo fazë e caktuar e jetës sime është më e rrezikshmja. Bashkëshorti im po planifikon një aksident në makinën time. Problem me frenat dhe më pas dëmtim i rëndë në kokë, në mënyrë që të ketë mundësi të martohet me Tingën. Kamila nuk është gjë tjetër, veçse një shpërqendrim, një njeri që përdoret nga burri im në çdo kuptim të fjalës, shkruhej në letër.

Sipas ‘Daily Mail’, Stevens i ka lexuar Charles përmbajtjen e letrës dhe e ka pyetur: ‘Përse mendoni se ajo do të shkruante një gjë të tillë?’

Nga ana tjetër, Princi Charles ka mohuar të ketë njohuri në lidhje me vetë shënimin apo shkaqet pas tij dhe vetë detektivi Stevens me bashkëpunëtorët e tij nuk arritën të zbulojnë ndonjë fakt konkret që të përfshinte pasardhësin e kurorës britanike me ndonjë komplot të mundshëm kundër Princeshës.

Të këshilluara

Taylor Swift risjell albumin "Red"

Taylor Swift  ka zbuluar së fundmi një lajm të  gëzueshëm për fansat . Taylor  ka lajmëruar se shumë shpejt do të ribotojë albumin e saj të vitit 2012 “Red”,...

12:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI