Flash

Telefonata misterioze që Princesha Diana mori një natë para aksidentit fatal

Lapsi.al 21 June 2021
Telefonata misterioze që Princesha Diana mori një natë para

Në mediat britanike është publikuar një dokumentar i ri për lidhjen sekrete të princeshës Diana me miliarderin Dodi al Fayed. Në dokumentar janë publikuar edhe disa foto të rralla të tyre një ditë para aksidentit fatal në të cilin Diana humbi jetën.

Princesha dhe Dodi kishin shkuar në Francë, për të kaluar një fundjavë. Ish-shoferi dhe bashkëpunëtori i princeshës Diana, Colin Tebbutt, thotë në dokumentarin e ri, se ajo dhe Fayed duhej të ktheheshin në Britani, por qëndruan edhe një natë më shumë në Paris, pas një telefonate që mori Diana.

Në rast se ajo do të ishte kthyer siç ishte planifikuar, ndoshta aksidenti do të ishte shmangur. Telefonata misterioze nuk është zbardhur, ndërkohë që Tebbutt thotë se ajo në fakt kishte të bënte me një çështje politike.

Historia e princeshës Diana me miliarderin Fayed është një nga më të bujshmet dhe ka pasur teori konspirative, se ajo është vrarë me qëllim, pikërisht për shkak të kësaj historie, pasi Pallati Mbretëror nuk mund ta pranonte një skandal të tillë. Zyrtarisht thuhet se aksidenti ndodhi pasi makina e Dianës kërkonte t’iu shmangej paparacëve.

Bodyguard: All I remember is Diana's voice

Princess Diana 'was not in love with Dodi Fayed and just wanted summer  fun', claims former private secretary - Mirror Online

Princess Diana Jewelry Collection | Natural Diamonds

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI