Flash

Mara Venier rikthehet në tv pas paralizës faciale

Lapsi.al 21 June 2021
Mara Venier rikthehet në tv pas paralizës faciale

Rrallëherë ndodh që ata që punojnë në televizion të ndajnë publikisht ndjesitë personale dhe aq më pak, të tregojnë se çfarë po ndodh në jetën e tyre. Por prezantuesja italiane Mara Venier nuk donte t’ia mbante të fshehtë publikut situatën e vështirë shëndetësore që po kalonte.

Javën e kaluar, prezantuesja tregoi se edhe pse ishte në krye të detyrës, nuk ndihej aspak mirë, duke qenë se për shkak të një ndërhyrjeje në dhëmballë, nga një mjek i papërgjegjshëm, kishte pësuar paralizë në një pjesë të fytyrës.

Ndërsa dje ajo vendosi të shfaqej në televizion për t’i falënderuar të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen e pabesueshme që i kanë dhënë gjatë kësaj periudhe. Ajo falënderoi publikun, fansat dhe kolegët që janë shqetësuar për të ditët e fundit. Por gjatë fjalimit të saj të ndjerë, Mara nuk i mbajti dot lotët. Ndërsa orkestra e mbështeti duke luajtur muzikë për të kaluar momentin prekës.

Të këshilluara

Çfarë ndodhi në paradën e LGBT+

Një person mbeti i vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë në Florida, pasi një person hyri me kamion në mes të një turme që po festonte për muajin e krenarisë. ...

10:30

Taylor Swift risjell albumin "Red"

Taylor Swift  ka zbuluar së fundmi një lajm të  gëzueshëm për fansat . Taylor  ka lajmëruar se shumë shpejt do të ribotojë albumin e saj të vitit 2012 “Red”,...

12:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI