Flash

Çfarë ndodhi në paradën e LGBT+

Lapsi.al 21 June 2021
Çfarë ndodhi në paradën e LGBT+

Një person mbeti i vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë në Florida, pasi një person hyri me kamion në mes të një turme që po festonte për muajin e krenarisë. Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Wilton Maneors, 10 milje në veri të Fort Lauderdale, vetëm pak pasi kishte nisur parada e krenarisë dhe festivali i rrugës.

Në bazë të raportimeve, një burrë, i cili ndodhej brenda në kamion, ishte në të njëjtën vijë me të tjerët gati për nisjen e paradës kur shtypi gazin dhe u fut mes njerëzve. Ngjarja nuk është zbardhur ende, ndërsa policia është shprehur se nuk dihet nëse burri ka vepruar qëllimisht apo jo.

One person is dead, and another is in a critical condition after a pick-up truck driver slammed into spectators at the start of a Pride parade in Florida

Megjithatë, më vonë në mbrëmje dolën raportime se ky mund të ketë qenë një aksident tragik i paqëllimshëm. Kamioni i shoferit ishte i zbukuruar me flamurin me ngjyra të komunitetit LGBTQ dhe burri kishte veshur po ashtu një bluzë në mbështetje të meshkujve homoseksualë.

Ndërkohë është mësuar se vetë shoferi ka thënë para policisë ‘se këmba e tij u bllokua midis pedalit të gazit dhe frenimit duke bërë që ai të humbte kontrollin e automjetit’.

Ndërsa kryebashkiaku Dean Trantalis e ka cilësuar këtë aksident të rëndë si një sulm terrorist kundër komunitetit LGBTQ.

“Ky ishte një sulm terrorist kundër komunitetit LGBTQ. Ai [shoferi i kamionit] erdhi këtu për të shkatërruar njerëz. Qartësisht kjo ngjarje nuk ishte e rastësishme”, është shprehur kryebashkiaku.

Të këshilluara

Taylor Swift risjell albumin "Red"

Taylor Swift  ka zbuluar së fundmi një lajm të  gëzueshëm për fansat . Taylor  ka lajmëruar se shumë shpejt do të ribotojë albumin e saj të vitit 2012 “Red”,...

12:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI