Flash

A ishte intervista me Oprah Winfrey një halmarrje ndaj mbretëreshës

Lapsi.al 21 June 2021
A ishte intervista me Oprah Winfrey një halmarrje ndaj

Princi Harry ra dakord për intervistën me Oprah Winfrey vetëm pasi mësoi se kishte humbur titujt e tij ushtarakë. Kishte kohë që mendohej se zemërimi i Dukës së Sussex ishte shkaktuar nga babai i tij Charles, i cili nuk dëshiron që Archie te jetë një princ. Por The Sun ka zbuluar se Harry e humbi fare pas një debati për titujt e tij.

"Harry dhe Meghan ishin shumë të mërzitur para intervistës me Oprah, sepse ndarja përfundimtare nga familja mbretërore sapo ishte nënshkruar dhe përfshinte edhe që Harry nuk do të mbante më rolet e tij ushtarake. Kjo ishte ajo që e zemëroi kaq shumë. Ai është shumë emocional dhe rolet e tij ushtarake ishin shumë të rëndësishme për të, duke pasur parasysh se ai shërbeu për një kohë të gjatë,” –tha një burim.

Më 12 shkurt të këtij viti, si pjesë e ndarjes përfundimtare, Mbretëresha i hoqi Harry-t tri role kryesore. Të njëjtën fundjavë, Harry dhe Meghan, të zhgënjyer, nënshkruan për intervistën me Oprah. Ata e filmuan intervistën e bujshme vetëm disa ditë më vonë dhe vetëm disa orë pasi Princi Philip u shtrua në spital.

Burime brenda Pallatit thanë që rolet e tij ushtarake u hoqën nga frika se drejtuesit e televizioneve mund t'i përdorin ato për të promovuar dokumentarët e tij në Netflix, intervistat apo projektet e ndryshme.

Të këshilluara

Çfarë ndodhi në paradën e LGBT+

Një person mbeti i vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë në Florida, pasi një person hyri me kamion në mes të një turme që po festonte për muajin e krenarisë. ...

10:30

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI