Flash

Ribashkimi i “Keeping Up With The Kardashians”, “zhvesh” totalisht Kylie Jenner

Lapsi.al 19 June 2021
Ribashkimi i “Keeping Up With The Kardashians”, “zhvesh”

Keeping Up With the Kardashians zyrtarisht ka përfunduar, por në ribashkimin e tyre, motrat e famshme kanë zbuluar detaje të shumta nga jeta personale që nuk i kemi ditur më parë.

Gjatë ribashkimit ato prekën gjithë temat e nxehta që janë përfolur këto vite, duke nisur nga ndërhyrjet në pamje tek marrëdhëniet me ish-at e tyre. Kylie Jenner nuk u rezervua fare dhe gjatë rrëfimit të saj zbuloi gjithçka.

Në lidhje me ndërhyrjen në buzë, Kylie ka treguar se djali që i dha puthjen e parë i ka thënë se ka buzë të vogla dhe ajo mendoi se nuk do e puthte më kurrë askush. Pas kësaj, Kylie krijoi në pasiguri te vetja dhe kështu u frymëzua për të bërë ndërhyrje dhe për të krijuar Kylie Lip Kit.

Ndërsa për lidhjen e saj të shkuar me Tyga-n, ajo tha se nuk janë më miq, por kanë raporte të mira.

“Jemi mirë. Nëse e shoh diku, i uroj gjithmonë më të mirat. Nuk kam ndjenja negative kundrejt tij”, është shprehur Kylie.

Sa i përket faktit se Travis nuk shfaqet shumë në spektakël, ajo është shprehur se atij nuk i pëlqen që të xhirohet.

“Ndonjëherë atij nuk i pëlqen që të xhirohet. Dhe unë nuk e kam vënë nën presion për të qenë në spektakël”, tha Kylie. Ndërsa për të ardhmen ajo tha se nuk po mendojnë për martesë, të paktën për momentin, por dëshirojnë që të martohen një ditë.

Në lidhje me shtatzëninë që mbajti të fshehtë ajo tha se asokohe ishte shumë e vogël dhe ai zhvillim në jetë ishte diçka shumë e madhe për të.

“Ishte shumë për mua personalisht. Ishte diçka që duhej ta kaloja vetëm”, tha Kylie.

Të këshilluara

Kush janë imazhet e reja të Victoria Secret

Kompania më e njohur amerikane e veshjeve të brendshme, Victoria’s Secret, ka vendosur të ndryshojë plotësisht imazh. Marka e famshme ka vendosur të nisë një ka...

10:05

Aktori turk bie pre e mashtrimit

Aktori turk Engin Altan Düzyatan ka rënë së fundmi pre e mashtrimit. Vitin e kaluar, Engin  shkoi në Lahore (Pakistan) me ftesë të përdoruesit të TikTok,...

14:41

Ndërron jetë aktori Frank Bonner

Aktori Frank Bonner,ka  ndërruar jetë në moshën 79 vjecare. Lajmi u konfirmua për mediat nga familja e tij të cilët deklaruan se aktori vdiq më 16 qershor  s...

14:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI