Flash

Chrissy Teigen reagon me fakte ndaj akuzave për bullizëm

Lapsi.al 19 June 2021
Chrissy Teigen reagon me fakte ndaj akuzave për bullizëm

Chrissy Teigen thotë se është e befasuar dhe e zhgënjyer nga akuzat e Michael Costello kundër saj, duke thënë se mesazhet e pretenduara që ai postoi midis tyre janë false.

"Asnjë ide se çfarë dreqin po bën Michael Costello," shkroi ajo së bashku me një deklaratë të gjatë dje pasdite. "Ai sapo publikoi një deklaratë, ku nuk e pranoi se sa false ishin DM-të, dhe tani pretendon të ketë email-e që nuk ekzistojnë. Kështu që ndërsa ai sajon (shpresojmë se me dikë më të talentuar në trillimin e gjërave këtë herë), mund të lexoni më poshtë."

Deklarata, e cila titullohet "në emër të Chrissy Teigen", shpjegon se ajo kishte një marrëdhënie të përzemërt me stlistin bazuar në "ndërveprime miqësore në internet" dhe kështu shtangu kur ai e akuzoi për bullizim kaq të rëndë sa e bëri atë të mendojë vetëvrasjen.

"Kur screenshoetet e supozuara nga viti 2014 qarkulluan fillimisht javën e kaluar, emri në llogarinë e Chrissy-t ishte shkruar gabim," –thuhet në deklaratë, ku gjithashtu tregohen mospërputhjet e pretenduara në lidhje me një foto profili të vjetër dhe funksionin e videocall në Instagram, i cili është shtuar vetëm në 2018-ën.

"Chrissy ka të gjithë të drejtën për të korrigjuar procesverbalin dhe për të mbrojtur emrin e saj", përfundoi deklarata. “Ajo nuk është e interesuar ta bëjë Z. Costello shënjestër të ngacmimit ose abuzimit nga mbështetësit e saj. Ajo shpreson se kjo mund të jetë një kohë reflektimi dhe shërimi.”

Në fillim të kësaj jave, Costello pretendoi se një keqkuptim e bëri atë të kalonte në listën e zezë të Teigen dhe atë të industrisë së modës, duke e bërë të mendonte edhe vetëvrasjen.

Të premten, bashkëshorti i Teigen, këngëtari John Legend, postoi në Twitter për të mbështetur gruan e tij ndërsa iu referua Costello-s.

“Chrissy kërkoi falje për postimet e saj publike, por pas faljes së saj, Z. Costello shpiku një shkëmbim mesazhesh midis tyre. Ky shkëmbim ishte i sajuar, plotësisht i rremë, nuk ka ndodhur kurrë,” -shkroi Legend. "Sinqerisht nuk e di pse dikush do të falsifikonte mesazhet për të futur veten në këtë histori, por ndodhi.”

Ekipi i Costello, ndërkohë, publikoi gjithashtu një deklaratë dje, ku thuhej:

"Fakti që ekipi i Chrissy Teigen dëshpërimisht po përpiqet të provojë se DM-të janë të rremë dhe [duke u përpjekur] të diskreditojë Michael Costello, një viktimë e traumës dhe bullizmit nga Chrissy Teigen, konfirmon se ajo mbetet e njëjta bullizuese, pavarësisht faljes së saj publike."

Të këshilluara

Kush janë imazhet e reja të Victoria Secret

Kompania më e njohur amerikane e veshjeve të brendshme, Victoria’s Secret, ka vendosur të ndryshojë plotësisht imazh. Marka e famshme ka vendosur të nisë një ka...

10:05

Aktori turk bie pre e mashtrimit

Aktori turk Engin Altan Düzyatan ka rënë së fundmi pre e mashtrimit. Vitin e kaluar, Engin  shkoi në Lahore (Pakistan) me ftesë të përdoruesit të TikTok,...

14:41

Ndërron jetë aktori Frank Bonner

Aktori Frank Bonner,ka  ndërruar jetë në moshën 79 vjecare. Lajmi u konfirmua për mediat nga familja e tij të cilët deklaruan se aktori vdiq më 16 qershor  s...

14:19

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI