Flash

Çfarë qëndron pas këngës hit “Despacito”

Lapsi.al 19 June 2021
Çfarë qëndron pas këngës hit “Despacito”

Luis Fonsi, artisti latin që mori famë ndërkombëtare me “Despacito” ka folur së fundmi për suksesin që i dha kënga 1ë theu rekorde në mbarë botën.

Por krahas suksesit, për Fonsin, kishte diçka të çuditshme me këngën që publikoi me Daddy Yankee në vitin 2017 dhe që përfundoi duke qenë fenomeni muzikor i dekadës.

“Është një bekim, një dhuratë nga Zoti. Për sa kohë që njerëzit nuk lodhen dhe vazhdojnë të më kërkojnë, unë do ta këndoj. Falë saj e çova muzikën dhe gjuhën time në Azi, Australi, Rusi…takova shumë njerëz dhe kultura të tjera.“, tha ai për këngën që arriti në krye të listave muzikore në 47 vende.

Por krahas suksesit, kjo këngë solli dhe disa shqetësime në jetën personale të këngëtarit. Ai humbi hapat e parë të djalit të tij dhe këtë zor se e përtyp.

Vetëm disa javë pasi kënga u kthye në një hit botëror, lindi djali i tij Rocco me gruan spanjolle Águeda López.

“Ishin ndjenja të çuditshme sepse kisha nevojë të isha në krye profesionalisht, por, në të njëjtën kohë, humba hapat e parë të fëmijës tim…kjo më kushtoi shumë.”, shpjegoi ai.

Doni t’i riktheheni edhe njëherë këtij hiti dhe të merrni energji të mira për sot? Jua sjellim më poshtë, për kënaqësinë tuaj dhe tonën.

Të këshilluara

Kush janë imazhet e reja të Victoria Secret

Kompania më e njohur amerikane e veshjeve të brendshme, Victoria’s Secret, ka vendosur të ndryshojë plotësisht imazh. Marka e famshme ka vendosur të nisë një ka...

10:05

Aktori turk bie pre e mashtrimit

Aktori turk Engin Altan Düzyatan ka rënë së fundmi pre e mashtrimit. Vitin e kaluar, Engin  shkoi në Lahore (Pakistan) me ftesë të përdoruesit të TikTok,...

14:41

Ndërron jetë aktori Frank Bonner

Aktori Frank Bonner,ka  ndërruar jetë në moshën 79 vjecare. Lajmi u konfirmua për mediat nga familja e tij të cilët deklaruan se aktori vdiq më 16 qershor  s...

14:19

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI