Flash

Teksa Kim flet për divorc nga Kanye, reperi shijon jetën krah Irina Shayk

Lapsi.al 18 June 2021
Teksa Kim flet për divorc nga Kanye, reperi shijon jetën krah Irina

Kanye West po jeton një histori të re dashurie me Irinia Shayk. Dyshja janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, gjë që konfirmon zërat për lidhje. Sipas mediave të huaja ata kanë qenë bashkë prej kohësh dhe takohen me njëri-tjetrin që prej muajit mars.

Madje, as nuk po mundohen më të fshihen nga sytë e publikut teksa po shijojnë vëmendjen e gjithë botës, që tashmë është tek ta.

Teksa reperi shijon romancën me Irina Shayk, Kim Kardashian vazhdon të tregojë arsyet e ndarjes së tyre. Në ribashkimin e “KUWTK” ajo ka treguar detaje të tjera:

“Nuk ishte diçka specifike që ndodhi vetëm nga njëra palë. Ishte një ndryshim i përgjithshëm opinionesh për disa gjëra që na çuan drejt një vendimi të tillë. S’dua që askush të mendojë që nuk dhashë më të mirën time në këtë martesë apo që nuk u përpoqa për vazhdimësinë e saj”- tha Kim.

C’mendon tani për Kanye-n? Ai vazhdon të mbetet familja e saj.

“Kemi një raport bashkëprindërimi të shkëlqyer. Unë e respektoj shumë atë dhe çfarë kemi. Do jem përgjithmonë një nga fanset më të mëdha të Kanye-s. Ai është babai i fëmijëve të mi, është familja ime.”- ka treguar ajo.

Mirëpo çfarë mendon Kim Kardashian për këtë marrëdhënie të re të dyshes?

Burime pranë yllit të televizionit kanë treguar se ajo është e lumtur që Kanye West është në një lidhje me Irina Shayk.

“Kim është e lumtur për atë dhe do që ai të nisë një kapitull të ri. Ajo mendon se Irina është njeriu i duhur për të”, ka thënë një burim ekskluzivisht për “Us Weekly”.

Ndërkohë para disa ditësh mediat e huaja raportuan se Kim ka qenë në dijeni që në fillim për lidhjen e ish-bashkëshortit me modelen. Burimet pranë saj kanë thënë se ajo e ka ditur që ata kanë nisur një marrëdhënie, para se në media të publikoheshin fotot e Kanye-s dhe Irina-s nga Franca.

“Kim është e kënaqur me sjelljen e Irinas, pas ndërprerjes së lidhjes me Bradley Cooper në vitin 2019. Modelja më pas refuzoi të zbulojë informacione private për publikun dhe u soll shumë e pjekur. Kim nuk do të donte që ish-bashkëshorti i saj të ishte me dikë që do të tërhiqte shumë vëmendjen e medias”, kanë thënë burimet.

Të këshilluara

Aktori turk bie pre e mashtrimit

Aktori turk Engin Altan Düzyatan ka rënë së fundmi pre e mashtrimit. Vitin e kaluar, Engin  shkoi në Lahore (Pakistan) me ftesë të përdoruesit të TikTok,...

14:41

Ndërron jetë aktori Frank Bonner

Aktori Frank Bonner,ka  ndërruar jetë në moshën 79 vjecare. Lajmi u konfirmua për mediat nga familja e tij të cilët deklaruan se aktori vdiq më 16 qershor  s...

14:19

Kim Kardashian mer urdhër mbrojtje

Kim Kardashian i është dhënë një urdhër mbrojtje i përkohshëm pasi një burrë dyshohet se dërgoi një unazë fejese në shtëpinë e saj. Sipas dokumenteve të gjykat...

10:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI