Flash

Fëmijët gati të dëshmojnë kundra Brad Pitt

Lapsi.al 18 June 2021
Fëmijët gati të dëshmojnë kundra Brad Pitt

Procesi gjyqësor për kujdesatrinë e fëmijëve të Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka përfunduar, por duket se gjithçka ka qenë shumë më e ashpër nga çfarë ne e mendonim. Një dokument i zbuluar së fundmi tregon se tre nga fëmijët e dyshes kanë dashur të dëshmojnë në gjyq kundër Brad Pitt. Vetë avokatët e Jolie kanë paraqitur një dokument në vitin 2020, në të cilin pretendojnë se 3 fëmijët kanë dashur të dalin hapur kundër babait të tyre.

“Fëmijët, kujdestaria e të cilëve është në diskutim, janë mjaft të rritur për të kuptuar se çfarë po ndodh. Gjyqi do të ndikojë tek to emocionalisht. Tre nga fëmijët kanë kërkuar të dëshmojnë”, thuhet në dokument.

Ky dokument u paraqit si pjesë e përpjekjes së Jolie për të larguar gjyqtarin John Ouderkerk nga çështja për shkak të lidhjeve të tij me ekipin ligjor të Pitt.

Në fillim të këtij viti, Jolie paraqiti dokumente shtesë duke pretenduar se gjykatësi refuzoi të dëgjonte provat që besonte se kishin lidhje me çështjen, duke përfshirë dëshmitë e fëmijëve të saj.

“Gjykatësi i mohoi Jolie një gjykim të drejtë, duke përjashtuar në mënyrë të pahijshme provat e saj në lidhje me shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, prova kritike për të bërë çështjen e saj”, thuhej në dokument.

Maddox, i cili është 19 vjeç dhe nuk është më minoren, dëshmori kundër Brad Pitt në muajin mars. Madje ai nuk përdor as mbiemrin e Pitt në dokumentet që nuk janë ligjjore, por në vend të tij përdor mbiemrin Jolie.

Të këshilluara

Kim Kardashian mer urdhër mbrojtje

Kim Kardashian i është dhënë një urdhër mbrojtje i përkohshëm pasi një burrë dyshohet se dërgoi një unazë fejese në shtëpinë e saj. Sipas dokumenteve të gjykat...

10:08

Nick Cannon , baba për herë të gjashtë

Reperi Nick Cannon është bërë baba për herë të gjashtë. Nick dhe e dashura e tij Abby De La Rosa, kanë mirëpritur në jetë binjakët e tyre, të cilët i kan...

14:06

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI