Flash

Publikohet kënga që Ergi Dini la pas

Lapsi.al 17 June 2021
Publikohet kënga që Ergi Dini la pas

Ashtu siç ka premtuar më herët, motra e Ergi Dini ka publikuar ditën e sotme një tjetër këngë që artisti i ndjerë ka lënë pas. Në kanalin e saj në Youtube, Barbana ka publikuar këngën “Loco”, që Ergi e ka punuar vetëm pak kohë para se të ndahej nga jeta.

Në një postim në Instagram, Barbana Dini tregon se vendosi ta publikojë sot këngën e vëllait pasi është ritmike dhe përshtatet me sezonin e verës. Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Ergi, ndërsa muzika është punuar në bashkëpunim me Alandy. Duke qenë se ky projekt nuk ka qenë i xhiruar, Barbana është përpjekur që këngën ta përshtatë me performancat e Ergit në “X Factor Albania”.

“Një këngë e punuar disa vite më parë nga Ergi në studion e Alandy, të cilën do e gjeni në kanalin tim zyrtar! E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar ta përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!”, shkruan Barba në postim.

Kjo është kënga e dytë që publikohet në mungesë të këngëtarit. Në vitin 2019-të, Barba publikoi këngën “Ku je”, të cilën e kishte punuar më herët në bashkëpunim me vëllain e saj.

Ergi Dini u nda tragjikisht nga jeta në moshën 22-vjeçare pas një aksidenti me motor në nëntor të 2016-s.

 

https://www.youtube.com/watch?v=6BYS3ZcordY&t=46s

Të këshilluara

Kylie Jenner rikthehet me Travis Scott

Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott janë rikthyer së bashku Përmes rrjetit të saj social , Instagram, Kylie postoi një foto me Travis duke konfirmuar se...

14:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI