Flash

Konfirmohet ribashkimi i Travis Scott me Kylie Jenner

Lapsi.al 17 June 2021
Konfirmohet ribashkimi i Travis Scott me Kylie Jenner

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë sërish zyrtarisht bashkë dhe fansat janë në qiellin e shtatë nga gëzimi! Lajmin e ribashkimit e ka konfirmuar vetë Travis, pasi bëri një deklaratë super romantike për “gruan e tij” (ashtu siç ai e quan Kylie-n) para miliona ndjekësve.

Teksa ishte duke marrë një çmim në Parsons Benefit, Travis konfirmoi se vazhdon ende të jetë i dashuruar me Kylie Jenner. Në fund të fjalimit të tij ai përshëndeti publikisht partneren dhe vogëlushen e tyre, Stormi.

“Stormi, të dua dhe grua, të dua”, u shpreh Travis dhe kaq u desh që të pranonte hapur rikthimin me Kylie Jenner.

Ndërkohë Kylie Jenner fluturoi këtë javë drejt New York-ut për të mbështetur reperin, pasi ai u nderua me çmim në 72-vjetorin e Parson Benefit. Madje çifti ndanë në rrjete sociale foto me njëri-tjetrin dhe vogëlushen e tyre, të shkëputura nga tapeti i kuq i eventit.

Ky ishte një moment shumë i rëndësishëm për dyshen, sepse kjo ishte hera e parë që Kylie dhe Travis kaluan bashkë në tapetin e kuq, që nga premiera e “Travis Scott: Look Mom I Can Fly” në gusht të të vitit 2019-të. Asokohe, Stormi ishte vetëm 18 muajshe. Dy muaj më vonë burimet për mediat e huaja thanë se Kylie dhe Travis ishin ndarë, për të marrë secili kohën e tyre veç e veç. Megjithatë tashmë ata sapo na konfirmuan se dashuria është më e fortë se çdo gjë dhe mund të mposhtë çdo pengesë.

Të këshilluara

Kylie Jenner rikthehet me Travis Scott

Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott janë rikthyer së bashku Përmes rrjetit të saj social , Instagram, Kylie postoi një foto me Travis duke konfirmuar se...

14:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI