Flash

Meghan dhe Harry publikojnë foton e parë të Lilibet Diana

Lapsi.al 16 June 2021
Meghan dhe Harry publikojnë foton e parë të Lilibet Diana

Meghan Markle dhe Princ Harry duket se po qëndrojnë shumë të lidhur me familjen mbretërore pas lindjes së vogëlushes së tyre Lilibet Diana. “Entertainment Tonight” ka mësuar se çifti kanë ndarë foton e parë të vajzës me familjen mbretërore. Vetëm pak pas lindjes së saj, thuhet se ata i kanë treguar familjes portretin e ëmbël të Lilibet.

“ET” ka mësuar se fotografia është ndarë në grupin në WhatsApp, ku anëtarët e familjes mbretërore komunikojnë me njëri-tjetrin. Ky lajm vjen pak ditë pasi, Kate Middleton u shpreh shumë elumtur për ardhjen në jetë të vajzës së Hary-t dhe Meghan.

“I uroj asaj më të mirat. Mezi po pres që ta njoh. Ne nuk e kemi takuar ende. Shpresoj që do shihemi së shpejti”, u shpreh Kate.

Gjithashtu “ET” ka mësuar se ka qenë Kate ajo që ka ndihmuar që të zbutet marrëdhëniea e tensionuar mes Princit Harry dhe familjes mbretërore pas intervistës bombë që ai dha për Oprah Winfrey.

Sa i përket të voglës, Lilibet, është mësuar se ajo nuk do të marrë asnjë titull nga pallati mbretëror. Ashtu si djali i madh i Meghan dhe Harry, Archie, Lili i vogël nuk do të mbajë një titull mbretëror. Në fakt, ajo nuk mund të quhet as princeshë. Dhe e gjithë kjo për shkak të një rregulli që ekziston për rreth 100 vjet. Për shkak se e vogla dhe vëllai i saj janë shumë larg në trashëgiminë e fronit ata nuk mund të kenë asnjë titull, as mbrojtje nga pallati.

Kur Mbretëresha vdes ose ngjitet në fron dhe Charles bëhet mbret, ai do të jetë në gjendje t’i japë Archie dhe Lilit tituj nëse dëshiron.

Të këshilluara

Berguzar Korel, nënë për herë të tretë

Aktorja e njohur turke Berguzar Korel do të bëhet nënë për herë të tretë. Aktorja u martua me Halit Ergenç në vitin 2009 dhe çifti i famshëm janë prindër të ...

18:10

A po thyhet akulli mes Encës dhe Noizyt

Debati i shumëpërfolur mes Encës dhe Noizyt zuri të gjithë faqet kryesore të mediave rozë për vite me rradhë. Akuza dhe kundërakuza, në intervista apo nëpër sto...

14:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI