Flash

Jay Z ngre padi naj fotografit të tij, e akuzon për shitje fotosh

Lapsi.al 16 June 2021
Jay Z ngre padi naj fotografit të tij, e akuzon për shitje fotosh

Jay-Z ka ngritur një proces gjyqësor kundër fotografit Jonathan Mannion, duke e akuzuar atë për shitjen e fotove të tij dhe më pas duke përfituar nga ai pa lejen e tij.

Jay-Z punësoi Mannion si fotograf në mesin e viteve nëntëdhjetë, ndërkohë që ai shiti qindri foto të reperit.

Në një nga ato fotografi, reperi i veshur me një kostum dhe kapelë, duke mbajtur një puro, u bë kopertina e debutimit të rëndësishëm të Jay-Z më 1996 me “Reasonable Doubt”.

Në proces gjyqësor thuhet se Jay-Z kurrë nuk i dha leje Mannion të shesë ndonjë nga imazhet. As Jay-Z nuk e autorizoi Mannion të përdorte emrin, ngjashmërinë, identitetin ose personalitetin e tij për ndonjë qëllim të caktuar.

Padia thotë se Carter i ka kërkuar Mannion të ndalojë shitjen e fotove të tij, por Mannion ka refuzuar.

Sipas padisë, Mannion “shfaq në mënyrë të dukshme një fotografi të Jay-Z” në faqen kryesore të internetit të tij, ndërsa ai shet gjithashtu bluza të ashtuquajtura “Fame Wall”, të cilat “shfaqin emrin e Jay-Z mbi artistët e tjerë të njohur që Mannion ka fotografuar”.

Padia ngre dy kërkesa për Mannion, një në shkelje të një Kodi Civil të Kalifornisë për gjoja “përvetësim dhe përdorim për qëllime tregtare të emrit, ngjashmërisë, identitetit dhe personit të Jay-Z” pa leje. Dhe një tjetër për shkeljen e ligjit të zakonshëm të Kalifornisë në lidhje me të drejtat e publicitetit.

Të këshilluara

Kylie Jenner rikthehet me Travis Scott

Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott janë rikthyer së bashku Përmes rrjetit të saj social , Instagram, Kylie postoi një foto me Travis duke konfirmuar se...

14:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI