Flash

Çfarë ndodhi me Coca Colën pas gjestit të Cristiano Ronaldos

Lapsi.al 16 June 2021
Çfarë ndodhi me Coca Colën pas gjestit të Cristiano

Një veprim i Cristiano Ronaldo-s gjatë një konference për mediat ditën e djeshme ka bërë xhiron e rrjetit. Futbollisti i skuadrës portugeze nuk pranoi që të pinte Coca-Cola që ishte vendosur mbi tavolinë dhe i zëvendësoi me një shishe uji, ai mori shishet e Coca-Colas dhe i shtyu më tutje e më pas nxori ujin e ju bëri thirrje të gjithëve që të mos konsumojnë vetëm ujë dhe jo pije të dëmshme për shëndetin.

Duke qenë një person me influencë të madhe, ky veprim i Ronaldo-s i ka shkaktuar humbje markës së pijes të famshme. Siç raporton gazeta spanjolle “Marca”, disa minuta pas konferencës së futbollistit dhe Fernando Santos, kompania pati humbje marramendëse.

Në 3:00 pasdite në Evropë, aksionet e Coca Cola ishin afër 56.10 dollarë për aksion. Gjysmë ore më vonë, me përfundimin e konferencës në stadiumin Puskas Ferenc në Budapest, aksionet ranë në 55,22 dollarë. Një rënie prej 1.6% për kompaninë në bursë pasi vlera e kompanisë kaloi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë. Humbjet totale për kompaninë pas gjestit të Cristiano Ronaldos vlerësohen të jenë 4 miliardë dollarë.

Cristiano Ronaldo ka shprehur edhe më herët pakënaqësinë ndaj Coca-Colas. Ai është shprehur se djali i tij ka shumë potencial, por konsumon patate të skuqura dhe Cola, gjë që mund të mos e lejojë të arrijë majat në të ardhmen njësoj si i ati.

Të këshilluara

Berguzar Korel, nënë për herë të tretë

Aktorja e njohur turke Berguzar Korel do të bëhet nënë për herë të tretë. Aktorja u martua me Halit Ergenç në vitin 2009 dhe çifti i famshëm janë prindër të ...

18:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI