Flash

Teoria që fshihet pas filmit të animuar “Në kërkim të Nemos”

Lapsi.al 15 June 2021
Teoria që fshihet pas filmit të animuar “Në kërkim

Në rrjet po qarkullon një teori për “Në kërkim të Nemos” dhe duhet thënë që nuk është aspak, aspak e bukur.

Në podkastin "Just the nobodies", prezantuesit u shprehën se mendojnë që personazhi i Nemos në fakt nuk ka ekzistuar në të vërtetë. Sipas tyre, Marlin, babai i Nemos, thjesht e imagjinon ekzistencën e të birit si një mënyrë për të përballuar humbjen e gruas dhe fëmijëve të tyre.

Duket si qesharake, por ata mendojnë se teoria është e bazuar. Fjala “nemo” në latinisht do të thotë “askush”, shpjeguan ata. “Kështu që Disney po i tregon audiencës se kemi një film që titullohet ‘Në kërkim të Nemos’, por në fakt është ‘Në kërkim të askujt’, pasi Nemo nuk ekziston.”

Sipas tyre, tani ka kuptim pse Marlin shoqërohet me Dory-n, e cila vuan nga humbja e kujtesës. “Kjo është arsyeja pse Dory është një shoqe e mirë për Marlin: sepse ajo ka kujtesë afatshkurtër dhe nuk mund të kujtojë se Nemo nuk ekziston.”

Fill pas kësaj, disa njerëz në TikTok duket se e përqafuan teorinë. Sipas tyre, “peshqit-klloun vrasin njëri-tjetrin. Pra, sipas teorisë, Marlin vrau djalin dhe nënën dhe e shpreh hidhërimin duke imagjinuar.

Të tjerë njerëz thjesht nuk pajtohen me teorinë e errët. Fakti që Nemo ndërvepron me personazhe të tjerë, e bën teorinë të pakuptimtë.

Të këshilluara

A po thyhet akulli mes Encës dhe Noizyt

Debati i shumëpërfolur mes Encës dhe Noizyt zuri të gjithë faqet kryesore të mediave rozë për vite me rradhë. Akuza dhe kundërakuza, në intervista apo nëpër sto...

14:35

Ferrari bëri debutim në fushën e modës

Ferrari është i famshëm për garat në Formula 1, por së fundmi Ferrari bëri debutimin në një fushë tjetër, atë të modës. Projektuar nga Rocco Iannone - i cili...

12:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI