Flash

Paris Jackson: Vëmendja e paparacëve më shkaktoj makth dhe paranoja

Lapsi.al 15 June 2021
Paris Jackson: Vëmendja e paparacëve më shkaktoj makth dhe

Paris, e bija e Michael Jackson, ka rrëfyer gjithçka në një epsiod gjatë bisedës në “Red Table Talk”. Jackson u shpreh se vëmendja e vazhdueshme e paparacëve në një moshë të re e çoi atë në halucinacione dhe paranojë.

“Unë përjetoj halucinacione ndonjëherë nga kamerat dhe paranojë të rëndë dhe kam shkuar në terapi”, wshtw shprehur ajo.

Ndër të tjera ajo tha se një metodë që ajo përdor për të ruajtur privatësinë është t’u kërkojë njerëzve në shtëpinë e saj të nënshkruajnë marrëveshje mos zbulimi. Kjo bisedë me Smith pritet të dalë në premierë në 16 qershor.

Kujtojmë se detajet e reja të zbuluara në dokumentarin “Leaving Neverland” para dy vitesh kanë bërë bujë të madhe pasi e kanë portretizuar Michael Jackson si pedofil.

Të gjithë këtë çështje delikate vajza e tij Paris Jackson, nuk e ka përjetuar aspak mirë, madje ajo ka tentuar edhe të vetëvritet.

“TMZ” raportoi se Paris u shtrua në spital pas tentativës për vetëvrasje, mirëpo reagimi nga ana e saj ka qenë shumë i shpejtë, duke i cilësuar lajmet si të pavërteta dhe personat që i kanë shkruar dhe publikuar, gënjeshtarë.

Rikujtojmë se në fillim të vitit 2019, disa burime pohuan se Paris është parë duke hyrë në një qendër rehabilitimi.

Mirëpo edhe asokohe ajo i mohoi zërat që kishte probleme me shëndetin mendor, duke deklaruar se thjesht shkoi atje sepse kishte nevojë për një pushim të shkurtër.

Të këshilluara

JLo dhe Ben Affleck nisin bashkëjetesën

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë nisur bashkëjetesën. Sipas tyre, ata po jetojnë në të njëjtën rezidencë ...

16:28

Del në ankand makina e Princeshë Diana

Së fundmi  është zbuluar se makina që Princ Charles i dhuroi Princeshë Diana do të dalë në ankand më 29 qershor. Makina, siç është raportuar nga vetë sht...

15:16

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI