Flash

Ferrari bëri debutim në fushën e modës

Lapsi.al 15 June 2021
Ferrari bëri debutim në fushën e modës

Ferrari është i famshëm për garat në Formula 1, por së fundmi Ferrari bëri debutimin në një fushë tjetër, atë të modës.

Projektuar nga Rocco Iannone - i cili dikur ka punuar për Dolce & Gabbana, Giorgio Armani dhe së fundmi Pal Zileri - koleksioni i parë i modës nga Ferrari ka 52 veshje, nga të cilat 80% ishin unisex. Sfilata u shfaq në qytetin e lindjes së Ferrarit, Maranello, Itali.

I hapur nga Mariacarla Boscono dhe i mbyllur nga Natalia Vodianova, koleksioni përmbante pëlhura të integruara (të tilla si fibra karboni) dhe silueta të frymëzuara nga anatomia e katalogut automobilistik të Ferrarit. Partnerët si Puma dhe Ray-Ban siguruan atlete dhe syze dielli që shfaqnin motive të Ferrarit, pa qenë shumë të zhurmshme, megjithëse kishte shumë çorape sportive dhe bizhuteri kristali me logon e markës.

Por pyetja që u lindi të gjithëve ishte: Pse? Mbi të gjitha, vitin e kaluar Ferrari pati një fitim prej 534 milionë eurosh nga të ardhurat prej 3.46 miliardë eurosh. Gjithashtu u emërua marka më e fortë në botë nga Brand Finance për herë të dytë. Pra, çfarë nevoje kishte që Ferrari të përfshihej në botën e modës?

Përgjigja duket se qëndronte në një koment nga Iannone, i cili foli para shfaqjes dhe zbuloi se dëshironte "të zgjeronte bazën e fansave, duke përfshirë brezat e rinj dhe gratë veçanërisht - edhe pse ato kanë qenë gjithmonë pjesë e fansave të Ferrarit.”

Po ju, u shtuat në listën e fansave të Ferrarit?

Të këshilluara

JLo dhe Ben Affleck nisin bashkëjetesën

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë nisur bashkëjetesën. Sipas tyre, ata po jetojnë në të njëjtën rezidencë ...

16:28

Del në ankand makina e Princeshë Diana

Së fundmi  është zbuluar se makina që Princ Charles i dhuroi Princeshë Diana do të dalë në ankand më 29 qershor. Makina, siç është raportuar nga vetë sht...

15:16

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI