Flash

Ndalohet nga policia një person që përndiqte prej kohësh Kylie Jenner

Lapsi.al 14 June 2021
Ndalohet nga policia një person që përndiqte prej kohësh

Një 35-vjeçar, i cili po përpiqej që t’i shprehte dashurinë Kylie Jenner-it u arrestua në rezidencën e yllit. Ai nuk pranoi që të largohej derisa të kishte një shans për të parë Kylie ballë për ballë, gjë që çoi në arrestimin e tij.

Megjithëse Kylie nuk ishte në shtëpi në kohën e incidentit, ekipi i saj i sigurisë e ndaloi atë derisa erdhi policia.

Po ashtu, ajo ka pasur të tilla probleme dhe në të kaluarën, ndërsa edhe motra Kendall Jenner ka dhënë së fundmi një urdhër ndalimi ndaj një burri tjetër, i cili u përpoq të hynte në shtëpinë e saj.

Kujtojmë se Kylie mori një urdhër mbrojtjeje nga gjykata, pasi një i ri tentoi të hynte në shtëpinë e saj. Është mësuar se gjykata ka urdhëruar 27-vjeçarin, Shaquan King, që të qëndrojë të paktën 100 metra larg Kylie-t për 3 vitet e ardhshme. Urdhri i ndalimit do të mbrojë gjithashtu Kendall dhe Kris Jenner.

Kylie ishte e pranishme në seancën gjyqësore, duke i thënë gjyqtarit përmes telefonit se King e bën atë të frikësohet për jetën e saj dhe të vajzës, Stormi. Ekipi ligjor i Kylie-t kërkoi një urdhër ndalimi 5-vjeçar, por gjykatësi më pas vendosi ndalim për vetëm 3 vite.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Ned Beatty

Ned Beatty, aktori i cili njihet kryesisht njihet për rolet e tij në filmat “Deliverance” dhe “Supermeni”, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare si pasojë e shk...

11:07

Çfarë kërkon Eva Murati nga partneri i saj

Eva Murati është një nga moderatoret më simpatike shqiptare, që ka bërë për vete edhe teleshikuesit e huaj. Moderatorja sportive tashmë është bërë shumë e njohu...

19:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI