Flash

Ndahet nga jeta aktori Ned Beatty

Lapsi.al 14 June 2021
Ndahet nga jeta aktori Ned Beatty

Ned Beatty, aktori i cili njihet kryesisht njihet për rolet e tij në filmat “Deliverance” dhe “Supermeni”, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare si pasojë e shkaqeve natyrore.

“Ned vdiq nga shkaqet natyrore të dielën në mëngjes, i rrethuar nga familja dhe të dashurit e tij,” –tha për mediat e huaja menaxheri i tij.

Roli i parë i Beatty, me të cilin fitoi vëmendjen e të gjithëve ishte në filmin e vitit 1972, “Deliverance”, si një nga katër burrat nga Xhorxhia që shkojnë në një udhëtim tronditës me kanoe.

Altori ishte nominuar për një çmim të Akademisë për Aktorin më të Mirë Mbështetës për “Network” e vitit 1976, luajti Otis në “Supermeni” të vitit 1978 dhe kishte role të tjera të panumërta në teatër dhe televizion.

Beatty është lindur dhe rritur në Kentucky, duke peshkuar dhe punuar në ferma.

“Ai filloi si një interpretues profesionist në moshën dhjetë vjeç kur fitoi para xhepi duke kënduar në kuartete ungjijsh dhe një dyqan berberësh,” tha agjencia.

Pasi Beatty kishte periudha të gjata në teatrin e Abingdon, Virginia; në Uashington DC; dhe në Broadëay, regjisori i filmit John Boorman e zgjodhi atë për të luajtur Bobby Trippe, i cili sulmohet seksualisht në thrillerin e palëkundur “Deliverance”.

Të këshilluara

Çfarë kërkon Eva Murati nga partneri i saj

Eva Murati është një nga moderatoret më simpatike shqiptare, që ka bërë për vete edhe teleshikuesit e huaj. Moderatorja sportive tashmë është bërë shumë e njohu...

19:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI