Flash

Lidhja e JLo me Ben Affleck, cili është mendimi i nënës së këngëtares

Lapsi.al 14 June 2021
Lidhja e JLo me Ben Affleck, cili është mendimi i nënës

Nëna e Jennifer Lopez duket se është shumë e lumtur për Bennifer 2.0.

Guadalupe Rodriguez thuhet se i ka dhënë aprovimin rikthimit të J.Lo-së me Ben Affleck. Madje, asaj i pëlqen të kalojë kohë me dhëndrin e ri, si javën e kaluar në Las Vegas.

"Në të kaluarën, nëna e Jennifer dhe Ben ishin shumë të afërt", tha një burim i afërt me Lopez për People. “Guadalupe e donte Benin. Ajo u trishtua kur ata nuk mundën ta rregullonin marrëdhënien e tyre vite më parë. Ajo është e entuziazmuar që ata janë përsëri bashkë tani."

Burimi shtoi se është shumë e rëndësishme që çdo partner i Lopez të shkojë mirë me nënën e saj, sepse ato të dyja janë shumë të afërta me njëra-tjetrën.

"Jennifer i pëlqen që Ben dhe Guadalupe kaluan kohë në Las Vegas," vazhdoi burimi, duke shtuar: "Ata të dy e duan kumarin dhe u argëtuan së bashku në hotelin Wynn."

Rodriguez - e cila dikur fitoi 2.4 milionë dollarë në një kazino të Atlantic City - u fotografua me Affleck në kazino, ku thuhet se ai po punonte për një projekt të ri.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Ned Beatty

Ned Beatty, aktori i cili njihet kryesisht njihet për rolet e tij në filmat “Deliverance” dhe “Supermeni”, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare si pasojë e shk...

11:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI