Flash

Hapja ideale mes Turqi-Itali ishte puthja e këij djali italian me një vajzë turke

Lapsi.al 12 June 2021
Hapja ideale mes Turqi-Itali ishte puthja e këij djali italian me një

Mbrëmjen e djeshme, “Euro 2020” ka ngritur siparin në Romë me një ceremoni madhështore nga stadiumi “Olimpico” në Romë, kombinuar me performancat virtuale.

Evenimenti i shtyrë për një vit dhe ipritur me padurim nga tifozët e sportdashësit, u organizua një ceremoni spektakolare. Ata që pritën tifozët ishin dy ikonat e futbollist kryeqytetas, Françesko Toti dhe Alesandro Nesta, respektivisht ish-kapitenët e Romës dhe Lacios.

Prej disa minutash, Italia ka nisur përballjen me Turqinë për ndeshjen e parë hapëse të kompeticionit që po zhvillohet një vit me vonesë për shkak të pandemisë. Në katër paraqitjet e tjera të para që Turqia ka pasur në kompeticionet europiane, nuk ka fituar asnjë ndeshje. Nga ana tjetër përballet me një Itali, në top formë, që ka humbur vetëm 3 nga 24 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Ndërkohë, tifozë të shumtë në Italisë, por edhe të Turqisë kanë shkuar shumë orë më parë pranë stadiumit “Olimpico” dhe kanë bërë aktivitete të ndryshme, duke pritur orën 21:00, kur niste ndeshja.

Atmosfera mes tifozëve është shumë e ngrohtë dhe miqësore, duke mos pasur nevojën për ndërhyrjen e policisë për shmangien e përplasjeve.

Madje një djalë italian dhe një vajzë turke janë puthur mes “Piazza del Popolo” dhe i kanë bërë hapjen ideale këtij dueli.

Të këshilluara

Jennifer Lopez, telashe me policinë

Këngëtarja Jennifer Lopez është përfshirë së fundmi në telashe me policinë. Burime nga departamenti i policisë kanë zbuluar se prej 6 muajsh vijnë ankesa dhe...

16:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI