Flash

(VIDEO) 50 kilogramë drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 10 June 2021
(VIDEO) 50 kilogramë drogë në makinë, arrestohet shqiptari

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut informon se ka sekuestruar 50 kilogramë drogë me vlerë prej 200 mijë eurove, e cila si destinacion Greqinë.

Ndër të tjera në njoftimin e ministrisë bëhet me dije se droga është kapur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjtje dhe i arrestuar është një shqiptar nga Shqipëria.

“Nga ana e patrullës së komunikacionit nga policët e Prilepit, rreth orës 01:00 në rrugën rajonale Prilep – Gradsko, është ndaluar makina ngarkuese “Man” me regjistrim të Shqipërisë, e drejtuar nga 40-vjeçari B.J. shtetas i Shqipërisë. 

Gjatë kontrollit, shoferi ju ka ofruar para policëve që të mos kryejë kontrolle, por policët nuk kanë pranuar. Dhe gjatë kontrolleve kanë gjetur dy çanta të mëdha në të cilat kanë qenë 50 paketime me marihuanë, me sasi prej 50 kilogramëve. Vlera e drogës është rreth 200 mijë euro”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndër të tjera autoritetet maqedonase bëjnë me dije se shoferi i kamionit është arrestuar dhe gjatë ditës së sotme do të dorëzohet në Prokurorinë e Prilepit, për procedura të mëtejme.

https://youtu.be/fyFpPT4CaYo

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI