Flash

Protesta pas përjashtimit nga komisionet, Kuvendi fton gazetarët në takim sqarues

Lapsi.al 10 June 2021
Protesta pas përjashtimit nga komisionet, Kuvendi fton gazetarët

Kuvendi fton në një takim sqarues gazetarët, të cilët protestuan një ditë më parë në kundërshtim të vendimit për përjashtimin e tyre nga komisionet parlamentare.

Pas letrës së drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Kuvendi thekson se Sekretari i Përgjithshëm, Genci Gjonçaj, do të presë nesër në orën 11:00 të gjithë gazetarët.

“Në përgjigje të shqetësimeve tuaja për sistemin e ri Audio-Video të instaluar në Kuvend, shqetësime të ngritura edhe në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ju ftojmë në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, z. Genci Gjonçaj, nesër, ditën e premte, në orën 11:00, në sallen në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI