Flash

Nis beteja midis BBC dhe Meghan-Harry

Lapsi.al 10 June 2021
Nis beteja midis BBC dhe Meghan-Harry

Para disa ditësh, Meghan Markle dhe Princ Harry dhanë lajmin se ishin bërë prindër për herë të dytë. Dyshja u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Lilibert Diana Mountbatten-Windsor.

Emri ‘Lilibet’ u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.

Mirëpo një burim pranë Pallatit Buckingham e mohoi për “BBC” që mbretëresha të kishte dijeni për këtë fakt, për emrin e vogëlushes. Gjithashtu thuhej se kjo është dhe arsyeja e mosmarrëveshjes së re publike mes çiftit Meghan-Harry dhe familjes mbretërore. Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë i Buckingham-it i tha BBC-së se Mbretëresha “nuk ishte pyetur kurrë” në lidhje me vendimin e çiftit për t’i vënë pseudonimin e fëmijërisë vajzës së tyre.

Këto lajmë nuk janë pritur fare mirë nga Princ Harry dhe Meghan Markle, të cilët kanë kërkuar që të fshihet sa më shpejt ky raportim i rremë nga “BBC”. Sipas BBC, transmetuesi britanik ka marrë një letër ligjore nga avokatët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në Schillings, e cila i referohet raportimit nga korrespondenti mbretëror Jonny Dymond si “i rremë dhe shpifës”.

Një zëdhënës për çiftin ka thënë e ermi i vajzës së tyre është përmendur gjatë një bisede me mbretëreshën.

“Duka foli me familjen e tij para lajmërimit publik, në fakt gjyshja e tij ishte anëtari i parë i familjes që ai telefonoi. Gjatë kësaj bisede, ai tregoi se kishte dëshirë që vajzën ta quanin Lilibet në nder të saj. nëse ajo nuk do e mbështeste, ata nuk do e përdornin këtë emër”, ka thënë zëdhënësi.

Të këshilluara

Morena Taraku: Do martohem së shpejti

Morena Taraku është një nga vajzat më të përfolura në showbiz sa i përket jetës së saj private. Në mediat rozë është diskutuar shpesh për jetën e saj luksoze dh...

13:13

Zbulohen detaje nga kënga e re e Elvanës

Pas një periudhe pauzë, më 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di, duke sjellë albumin “Çelu” me 7 këngë që tashmë janë kthyer në hite...

11:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI