Flash

Kriminaliteti në Elbasan, 5 vrasje në 50 ditë, qytetarët kërkojnë siguri

Lapsi.al 10 June 2021
Kriminaliteti në Elbasan, 5 vrasje në 50 ditë, qytetarët

Nga ekzekutimet kriminale deri tek vrasjet për shkaqe banale janë motivet e ngjarjeve që kanë tronditur qarkun e Elbasanit.

Numri i ngjarjeve kriminale të ndodhura në qarkun e Elbasanit gjatë viteve të fundit ka rritur edhe pasigurinë tek qytetarët të cilët mendojnë se forcat e rendit duhet të jenë më efektive në punën e tyre.

6 viktima janë shënuar vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2021.

Një vrasje për konflikt politik, dy krime të rënda në familje dhe një tipike mafioze, kanë rritur ndjenjën e frikës mes qytetarëve.

"U frikësuam, pa diskutim," thotë qytetari.

"Normale që është rritur pasiguria me gjithë këto ngjarje që po ndodhin," thotë qytetarja.

Pas çdo ngjarje të bujshme në qytet zbarkojnë forcat speciale që ushtrojnë kontrolle për dy apo tre ditë dhe më pas.

Por qytetarët thonë se reagimi nuk duhet të jetë me aksione, por policia dhe drejtësia duhet të veprojnë me dorë të hekurt ndaj krimit.

"Po të jetë rendi, po të jetë policia nuk bëjnë ata kështu," tha qytetari.

Në një takim të zhvilluar më 5 tetor 2020, kryeprokurori Olsian Çela, ngriti alarmin për nivelin e frikshëm të kriminalitetit në Elbasan, duke pranuar se krimi i organizuar e ka nënshtruar dhe po kontrollon jetën ekonomike.

Në atë kohë kryeprokurori kërkoi reagim të fortë nga policia e prokuroria, thirrje që qytetarët ende e përsërisin./ Ora

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI